• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRONDITËSE/ Harvey Weinstein ju “mbyll gojën” viktimave, punëson agjente të Mossadit
Home
Botë

TRONDITËSE/ Harvey Weinstein ju “mbyll gojën” viktimave, punëson agjente të Mossadit

7 November, 2017 ambra.sk Botë

Dy agjenci ndërkombëtare hetimi, agjente të Mossadit, që bënin gjoja sikur ishin aktiviste të të drejtave të grave, para dhe kërcënime. Është rrjeti që Harvey Weinstein ka ndërtuar rreth vetes në këto vite, duke u përpjekur të heshtë këdo që ishte gati ta akuzonte për ngacmime seksuale.

E ka rrëfyer Ronan Farrow, gazetar dhe biri i Mia Farrow dhe Woody Allen, i cili kishte premtuar zbulime të reja rreth producentit, që përfundoi në qendër të skandalit. Zbulime që kanë ardhur. Dhe hapin Kutinë e Pandorës në atë rrjet mbrojtës që Weinstein, falë burimeve të jashtëzakonshme ekonomike, krijoi rreth tij, për të mos lejuar që të dilnin në dritë ngacmimet dhe abuzimet, për të cilat ishte krenar.

Dy agjencitë e hetimit
Farrow flet për një sistem të vërtetë për të heshtur viktimat, që ishin të gatshme të akuzonin producentin amerikan: Weinstein, shkroi ai, kishte gazetarë të paguar, ish spiunë, agjente të Mossadit, të cilat përdornin identitete të rreme për të patur kontakt me gratë që donin të akuzonin atë për ngacmime. Gjithça fillon në vjeshtën e vitit 2016, kur prodhuesi vendos të “mbyllë gojën” e grave që duan të raportojnë publikisht dhunën dhe ngacmimet. Për këtë ai punëson dy agjenci hetuese shumë të famshme, gjigandët Kroll dhe Black Cube, të drejtuar nga ish oficerë të Mossadit dhe agjentë izraelitë të inteligjencës.

Ronan

Takimi me Rose McGowan
Dy hetues privatë të Black Cube, me identitet të rremë, takojnë atë që do të bëhet akuzuesja e parë e Weinstein, Rose McGowan. Njëra prej tyre, një grua shtiret si avokate në fushën e të drejtave të grave. Për muaj të tërë regjistron biseda me aktoren, në të paktën katër takime mes të dyjave. Është e njëjta detektive, me një tjetër identitet të rremë, që flet me gazetarët duke u shtirur si viktimë e Weinstein. Në raste të tjera ka pasur gazetarë, në listën e pagave të producentit, të cilët i pyesnin viktimat me qëllim që të kuptonin se cilat ishin akuzat e përgatitura kundër tij.

Agjentja me identitet të rremë
Qëllimi ishte për të parandaluar atë që më vonë botoi “New York Times”, e para që shkroi për abuzimet. Në disa raste, me gratë e përfshira merreshin direkt avokatët e Weinstein, duke përfshirë David Boies, i cili përfaqësoi Al Gore në vitin 2000, në garën e tij për presidencën amerikane.

Weinstein

Ishte pikërisht Boies thotë Farrow, që firmosi kontratën me Black Cube. Në vitin 2017, në muajin maj, një grua me emrin Diana Filip kontakton me McGowan dhe e bind atë se ajo është duke filluar një iniciativë, për të luftuar diskriminimin kundër grave në vendin e punës. Të dyja takohen shumë herë, madje duke folur për Weinsteinin. Gruaja, në fakt një punonjëse e Black Cube, bëhet shumë këmbëngulëse, kontakton edhe Farrown, për të ditur se çfarë akuzash mund të ngrihen kundër producentit. “Diana Filip” doli të jetë një emër i rremë, përdorur nga një ish-agjente e Forcave Mbrojtëse të Izraelit. Një gazetar tjetër njoftoi se e kishte takuar atë.
Dosja për viktimat

Në një vit pune, hetuesit dhe agjentët e posaçëm të paguar nga Weinstein kishin përpiluar informacion mbi dhjetëra njerëz: profilet personale, jetën private, detajet e marrëdhënieve seksuale të tyre. Material që duhej të shërbente për të diskredituar ose heshtur viktimat e Weinstein dhe ata që ishin në dijeni të mënyrës së tij të operimit. Black Cube, nga ana e saj, nuk ka komentuar punën për producentin, duke thënë se “është në politikën e korporatës, që të respektojë privatësinë e klientëve dhe kurrë të mos konfirmojnë ose mohojnë ndonjë spekulim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Buxheti 2018/ Braçe ankesa për doganën: Trashëgojmë 24.5 miliard lekë borxh
Previous article 10 gjëra që ai duhet t’i dijë për ty para se të filloni të bashkëjetoni

ambra.sk

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT