Ai duhet ta dijë a je e hershme apo zog i natës. Sikur edhe ti që duhet ta dijshë ku qëndron ai. Sepse, çka do të bëni nëse ai zgjohet në ora pesë të mëngjesit për vrap, kurse ti zakonisht shkon në krevat në orën tre të mëngjesit? Natyrisht, kjo nuk është diçka që duhet të ndikojë në lidhjen tuaj, por do të duhej të bëni një lloj marrëveshjeje dhe rrespektimi të veseve jetësore të tjetrit.
Ai duhet t’i dijë veset tuaja rreth higjienës dhe e kundërta. Sigurisht nuk do të çëlqejë që rregullishttë shkosh pas tij dhe të pastrosh parregullsitë që ai bën, siç edhe ai nuk e ka argëtuese të ketë femër të parregullt. Edhe në këtë situatë është shumë e rëndësishme të bëni marrëveshje dhe t’i përpiloni rregullat të cilat do t’i përshtaten të gjithve.
Ai duhet ta dijë qëndrimin tuaj për kafshët shtëpiake. I dashuron macet, kurse ai jo? Ai i adhuron qentë, kurse ti jo? Por, nëse dikush nga ju dëshiron të bie në shtëpi edhe kafshën e preferuar – duhet të bëni një marrëveshje se çka është OK, dhe çka nuk është OK kur bëhet fjalë për kafshët. Ndoshta mund ta gjeni kafshën që ju pëlqen të dyve?
Ai duhet ta dijë qëndrimin tuaj për fëmijët. Epo, e dini … në çdo kuptim!
Ai duhet ta dijë sa hapësirë personale keni nevojë. Nëse deri tani ke jetuar e vetme, sigurisht ke disa rutina që dëshiron t’i mbash edhe kur fillon të jetosh në bashkësi. Ai gjithashtu – sigurisht ka momente kur dëshiron të jetë i vetëm, pa ty, edhe pse të dashuron më shumë se gjithçka në botë!
Ai duhet ta dijë si i bën shpenzimet. Kur jetoni bashkë, ju edhe do të harxhoni bashkë. Duhet të merreni vesh rreth asaj se si do të harxhoni, si do ti përdorni paratë dhe të tjerat. E mërzitshme, po, por e domosdoshme për një jetë pa brenga.
Ai duhet ta dijë se a dëshiron të bësh seks një herë në ditë, javë, muaj apo çdo orë! Nuk është për të qeshur! Vërtetë duhet të keni ndonjë “marrëveshje” vetëm për të ditur se çka për kur pritet. Nuk e përjashtoj seksin spontan, por ti ndoshta shpreson më shumë tani që jetoni bashkë, kurse ai vazhdon me të vjetrën.
Ai duhet ta dijë si ndjehesh në aspektin e të ftuarve. Dikush thjeshtë nuk i dëshiron të ftuarit. Dikush do të bënte festa në shtëpi çdo ditë, gjatë tërë ditës. Gjejeni mesin e artë nëse dalloni në këtë.
Ai duhet të dijë se çka pret ti nga jeta në bashkësi. Kryesisht, jeta e përbashkët duhet të jetë hap i ri në lidhjen tuaj, e jo të bëheni shokë dhome, apo jo? Bisedoni për këtë haptas dhe me sinqeritet.
Ai duhet t’i dijë planet tuaja për të ardhmen. Edhe ti të atij, natyrisht. Kurse kjo mbështetet në atë paraprake. Bisedoni për këtë se çka do të thotë ky hap për ju dhe çka do të bëhet më vonë. Kështu do ta dini vërtetë ku qëndroni dhe a është ky hap i duhur./femra.net/


