• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Buxheti 2018/ Braçe ankesa për doganën: Trashëgojmë 24.5 miliard lekë borxh
Home
Shqipëri

Buxheti 2018/ Braçe ankesa për doganën: Trashëgojmë 24.5 miliard lekë borxh

7 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është përfshirë nga debatet në lidhje me nivelin e borxhit tatimor.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, tha se pjesën më të madhe të borxhit doganor prej 24.5 mld lekësh e kanë kompanitë në sektorin e naftës.

Ndërkohë që opozita argumentoi se rritja e taksave nuk ka dhënë asnjë efekt në rritjen e të ardhurave por vetëm ka rritur informalitetin.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se kultivimi i drogës dhe kanabisit ka pasur ndikim në rritjen ekonomike.

Gjashtë kompani të mëdha në sektorin e naftës kanë mbi gjysmën e borxhit doganor në vend. Shqetësimi është ngritur nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, gjatë diskutimit të ardhurave për projektbuxhetin 2018.

“Shoh që në 24.5 miliard lekë borxh i trashëguar doganor më shumë se 55% e tij zotërohet nga 6 kompani, ku këto kompani bëhen pjesë e tregut për fat të keq krijojnë borxh fiskal, për fat akoma edhe më të keq borxhohen duke marrë kredi dhe për fat të mirë apo fat të keq pastaj zhduken nga tregu,”  tha Braçe

Opozita argumentoi se rritja e taksave nuk ka sjellë të ardhura në buxhet por vetëm ka rritur informalitetin. Jorida Tabaku tha se rritja e akcizës, rritja e tatimit mbi pagat ka ulur të ardhurat në buxhet.

“Kjo qeveri sigurisht që është gjykuar për rritjen e të ardhurave që ka prodhuar informalitetin, që ka prodhuar evazionin por besoj ky buxhet duhet të shërbente për të mësuar nga e kaluara. Nuk mundet që ti rrisim pafundësisht taksat, nuk mund të rrisim pafundësisht ngarkesën fiskale për bizneset e vogla për qytetarët dhe të lejojmë evazionin tek bizneset e mëdha,” shprehet Tabaku.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim e lidhi rritjen ekonomike në vend me kanabisin.

“A ka një vlerësim sesi ka ndikuar industria e kanabisit në rritjen ekonomike dhe a gjykoni se vendosja e një monopoli shtetëror mbi prodhimin e kanabisit mund të ishte një burim i qëndrueshëm rritje?” tha Haxhinasto.

Edhe pse qeveria ka parashikuar një shumë prej 464 miliard lekësh për të ardhurat e vitit 2018, ende pa u miratuar risku që vetë qeveria parashikon për mosarritje është 1.5 miliard lekë, që lidhet me rritjen e çmimit të naftës por edhe ndryshimin e akcizës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekspertët e gjuhës së trupit zbulojnë të vërtetën e puthjes midis Trump dhe Melanisë
Previous article TRONDITËSE/ Harvey Weinstein ju “mbyll gojën” viktimave, punëson agjente të Mossadit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT