Turqia u shokua nga një ngjarje e rëndë ku një baba i ri vrau vajzën e tij të mitur duke e prerë atë në fyt. Autori i krimit të rëndë është shtetasi Habib Ozturk i cili pas ngjarjes së rëndë tentoi të vriste edhe veten me të njëjtën thikë që vrau edhe vajzën e tij të mitur.
Vetëm pak minuta para krimit të rëndë ai kishte postuar në rrjetet e tij sociale foto me të bijën në të cilat shprehte dashurinë për të.
“Të dua shumë vajza ime…”- shkruante ai në rrjetet sociale ndërkohë mësohet se pak orë më parë ai e mori Defnen nga gjyshërit duke i premtuar asaj se kishte një surprizë për të.
Nuk dihet nëse krimi ishte i paralajmëruar dhe paramenduar apo autori ka kaluar një krizë psikologjike gjatë kohës që gjendej në shtëpi me vajzën e tij 7-vjeçare.




