• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRONDITËN MBARË OPINIONIN/ Përdhunimet shokuese të të miturave nga të afërm e familjarë (ABUZUESIT)
Home
Ekskluzive

TRONDITËN MBARË OPINIONIN/ Përdhunimet shokuese të të miturave nga të afërm e familjarë (ABUZUESIT)

4 November, 2021 s.autor Aktualitet, Ekskluzive, Kronikë

Po zbulohen cdo dite e me shumë në media, raste abuzimi kur të miturat përdhunohen nga të afërmit. Këto ngjarje kane shokuar mbare opinionin publik.

Edhe pse shumë raste tronditëse janë transmetuar në medja, abuzuesit nuk janë ndalur dhe kanë vazhduar duke përdhunuar të mitura për disa vite apo muaj.

Një rast shokues është transmetuar në media ditën e sotme në Gjirokastër, ku një 53 vjeçar me emrin Kabul Hunda ka përdhunuar një 16-vjeçare. Policia njofton se në periudha të ndryshme kohore, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, ndërsa kjo e fundit ndodhet në spital. Babai i vajzës e kishte dajë 53-vjeçarin, ndërsa si autori ashtu dhe familja e së  miturës jetonin në një lagje.

Nëna e vajzës 16-vjeçare që është dhunuar seksualisht sistematikisht nga xhaxhai të atit në Gjirokastër ka treguar për mediat ngjarjen. Ka nisur kur ishte 12 vjeç, s’dinim gjë, është shprehur nëna e vajzvs së mitur. (DËSHMIA E PLOTË)

Ka pasur edhe shumë raste të tjera të përdhunimit të të miturave që kanë tronditur opinionin, Alpenews.al ju risjell disa prej tyre.

Babai nga Kurbini përdhunoi për tre vite vajzën e tij 15-vjeçare

Babai nga Kurbini me emrin Shkëlqim Isufi, përdhunoi për tre vite rresht vajzën e tij të mitur 15-vjeçare. Vetë vajza e dhunuar tregon në Fiks Fare tmerrin që ka përjetuar për tre vite në familjen e saj. Ajo sot është 18 vjeçe, por në momentin e abuzimit të parë ka qenë vetëm 15 vjeçe.

18-vjeçarja me anë të rrjeteve sociale u vu në kontakt me emisionin Fiks Fare. Në takimin që ajo u tregoi se si është abuzuar sistematikisht dhe kundrejt dhunës nga i ati i saj, nga njeriu që e solli në këtë jetë e që supozohej ta mbronte gjithmonë.

Gjithçka kishte filluar në Gjermani ku ajo së bashku me familjen e saj kishin shkuar si azilantë. Ajo ishte vetëm 15 vjeçe dhe atje ishte njohur me një djalë, lidhja ishte marrë vesh edhe nga familjarët dhe një ditë i ati e kishte ftuar të dilnin të dy bashkë në shëtitje duke e ngacmuar se do bënte të njëjtat gjëra që ajo bënte me djalin që kishte lidhje.

46-vjeçari nga fshati Vërdovë përdhunon të miturën 13-vjeçare

Blerim Bizgjoni përdhunoi 13-vjeçaren të cilën e mbante në shtëpi për ta rritur, përshkak se familja e vajzës ishte në gjendje të keqe ekonomike. E mitura u përdhunua për 2 muaj rresht dhe u dhunua nga 46-vjeçari. E ëma e lejoi të bijën të qëndronte tek Bizgjoni, me të cilin kishin edhe lidhje krushqie. Fillimisht me fjalë, më pas me prekje, derisa Ditën e Kurban Bajramit, ai abuzoi me të.

Që prej asaj dite, 46-vjeçari e përsëriti aktin e rëndë, duke kërcënuar vajzën që të mos tregonte. Ai u arrestua nga Policia dhe para togave të zeza nuk ka pranuar asgjë. 46-vjeçari është shprehur se nuk ka bërë asgjë dhe se ngjarja është sajuar nga familja e 13-vjeçares.

Rasti tronditës i rojes në Babrru që përdhunoi 15-vjeçaren

Më 30 maj 2020, u bë publike rasti i përdhunimit të një 15-vjeçareje në Babrru të Tiranë, ngjarje kjo që tronditi opinionin. Roja i shkollës, Abaz Doku, 65-vjeç, përdhunoi në një shtëpi, në zonën e Babrrusë, 15-vjeçaren. Ai e filmoi gjithë skenën dhe me anë të pamjeve e kërcënonte vajzën që nëse nuk kryente sërish marrëdhënie me të, do t’i publikonte ato. Pas publikimit të rastit 64-vjeçari u arrestua nga Policia dhe ndodhet në qeli.

Madje më e rëndë u bë situata, sepse Abaz Doku pas shkarkimit nga shkolla “Azem Hajdari”, filloi punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR VENDIMIN/ Piloti shqiptar Lirim Zendeli tërhiqet nga "Formula 2", ja shkaku...
Previous article SKANDALI NË SHKODËR/ Voltana Ademi mbyll derën e bashkisë me zinxhirë. Punonjësit: Na sillni ushqime, s’vijmë...

s.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT