Tmerr per nje familje ne Kamez.
Pas mesnate nje sasi lende plasese ka shperthyer ne oborrin e baneses, nderkohe qe ndaj saj eshte qelluar edhe me bresheri arme.
Policia ben me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H.
Njoftohet gjithashtu nga raportimi në vendngjarje se kamerat kanë qenë të ndezura në momentin që është qëlluar me breshëri, si dhe janë siguruar pamjet nga blutë e Shtetit teksa ka nisur hetimi për ngjarjen.
Ka patur vetëm dëme materiale, ndërsa autorët janë pikasur nga regjistrimi viziv në momentin e kryerjes së krimit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës. Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.


