• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI DHE FOTO/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI DHE FOTO/ Dënohet shqiptari që përdhunoi vajzën 17-vjeçare në tualetin e një pub-i në Angli! Ja sa burgim do vuajë

30 October, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 24-vjeçar shqiptar është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një vajze 17-vjeçare në ambientet e tualetit të një pub-i në Leicester.

Sipas “Daily Express” të cilës i referohet Top Channel, Pandeli Dervishi, e kreu sulmin më 1 tetor 2025, brenda një lokali në zonën The Newarke.

Gjatë gjyqit në Gjykatën e Kurorës në Leicester u bë e ditur se ai e kishte detyruar të miturën të kryente marrëdhënie seksuale orale.

Pas ngjarjes, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet. Fillimisht, Dervishi u la në gjendje të lirë, ndërsa hetuesit shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë dhe materialet digjitale të mbledhura gjatë hetimit.

Në shkurt të vitit 2026, ai u akuzua zyrtarisht për përdhunim, por nuk iu përgjigj thirrjes së policisë dhe u shpall në kërkim. Për rreth dy muaj, autoritetet britanike zhvilluan kërkime për lokalizimin e tij.

Hetuesit arritën të gjurmonin lëvizjet e shqiptarit përmes të dhënave telefonike dhe informacioneve financiare, të cilat sugjeronin se ai ndodhej në zonën e Guildford, në Surrey.

Dervishi u pikas në orët e para të 16 prillit, teksa drejtonte një automjet tip “Mazda” të bardhë në rrugën A320 Woking Road. Ai kaloi me semafor të kuq dhe u ndalua nga policia, e cila bëri arrestimin e tij.

Vendimi për dënimin me 7 vite e 6 muaj burg u dha të enjten, më 29 tetor, nga Gjykata e Kurorës në Leicester.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë
Previous article PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

s.autor

Postime të ngjashme

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë Aktualitet

"KEMI IDENTIFIKUAR PERSONAT E MASKUAR..."/ Kryepolici Hita: 52 të dyshuar për përfshirje në veprime të dhunshme, ia kemi çuar Prokurorisë

EMRI/ Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor Aktualitet

EMRI/ Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

TË AKUZUAR PËR PASTRIM PARASH/ Nga Arbër Abazi, Paqsor Buzi e Ram Geci, kush janë 31 biznesmenët e pandehur nga SPAK bashkë me Belinda Ballukun Aktualitet

TË AKUZUAR PËR PASTRIM PARASH/ Nga Arbër Abazi, Paqsor Buzi e Ram Geci, kush janë 31 biznesmenët e pandehur nga SPAK bashkë me Belinda Ballukun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT