• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VERË NË TIRANË? Ja GJASHTË vendet ku mund të kaloni një ditë pushimi në kryeqytet
Home
Media të Huaja

VERË NË TIRANË? Ja GJASHTË vendet ku mund të kaloni një ditë pushimi në kryeqytet

14 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Në këto ditë të nxehta ne menduam të japim sugjerimet tona se ku mund t’i gjeni hapësirat e gjelbëra në Tiranë.

DAJT

Parku Kombëtar i Dajtit është mali më i afërt me qytetin, vetëm 25 km në lindje të Tiranës (1611 metra i lartë). Një udhëtim atje, është një ndër aktivitetet më të preferuara turistike në  Tiranë.

Duhen 20 minuta me makinë ose autobus nga qendra e Tiranës deri te stacioni i Teleferikut. Më pas ju merrni Teleferikun për të përjetuar një aventure të mrekullueshme.

Gjithashtu ju mund të shkoni në Parkun e Aventurave në Dajt. Parku i Aventurave ndodhet shumë pranë Teleferikut të Dajti Ekspres. Parku ofron një sërë aktivitetesh si: zip line, ecje në urën e litarit të cilat janë për dy kategori për të rritur dhe për fëmijë.

LIQENI ARTIFICIAL

Parku i madh është një vend i pashmangshëm për t’u vizituar nga të gjithë, të rinj e të moshuar, kjo edhe për faktin se është lehtësisht i arritshëm me këmbë. Parku pranë liqenit është një nga destinacionet perfekte për t’i shpëtuar zhurmës së qytetit.

Qytetarët e Tiranës vijnë këtu më shumë pasditeve për të ecur ose vrapuar, por edhe për një kafe apo bisedë me miqtë.

Ndonjëherë parku duket i mbipopulluar, xhiroja e dikurshme në bulevard gjatë diktaturës duket se tashmë është zhvendosur këtu. Përveç ecjes dhe vrapimit, vizitorët mund të marrin këtu një biçikletë personale ose familjare dhe të shijojnë një xhiro rreth liqenit.

PARKU RINIA

Parku Rinia është parku qendror publik në Tiranë. U ndërtua në 1950 gjatë kohës së komunizmit dhe përfshin 29 hektarë. Dikur ishte vend i këndshëm për familjarët që shëtisnin fëmijët e tyre dhe shpenzonin kohë me familjen.

PEZË

Peza është një fshat rreth 35 minuta larg qendrës së Tiranës, një vend ideal për të shkuar për një kafe apo drekë në fundjavë për t’i shpëtuar qytetit.

Pasi largohesh nga Tirana dhe sapo hyn në rrugën e Pezës syri të zë kodra dhe fusha të mrekullueshme dhe kafshë të fermave. Peza ka një fushë të madhe që shpesh popullohet gjatë festave për piknike familjare.

Peza njihet dhe për ushqimin shumë të freskët direkt nga ferma në tryezë. Vizitorët mund të luajnë futboll apo lojëra të tjera, ndërsa fëmijët mund të ngrenë balonat e tyre.

FARKË

Fshati i Farkës është 8 km larg qendrës së Tiranës, emrin  Farkë e ka marrë nga farkëtar si fshati i farkëtarëve.

Në zemër të fshatit është dhe një liqen I bukur, që ka të njëjtin emër, Liqeni i Farkës. Ky liqen tashmë është i rrethuar nga nje pedonale shumë moderne, ku njerëzit mund të ecin për kilometra rreth liqenit dhe të shijoni pamjen 360 gradë të tij.

Ju mund të uleni dhe të qetësoheni për pak kohë në stolat rreth liqenit dhe të vazhdoni udhëtimin tuaj.  Është një vend ideal për piknik. Gjithë zona është e gjelbër, kështu që ju mund të uleni në bar, dhe të hani një drekë perfekte me familjen. Gjatë fundjavës është një nga zonat më të populluara.

Ky vend është shumë afër Tiranës dhe është e lehtë për të shkuar pasi rruga është e mirë.

LIQENI I KASHARIT

Liqeni i Kasharit ose Rezervuari i Kasharit ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës dhe mund të shkohet me makinë, me biçiklet ose me autobusë deri në qendrën e Kasharit. Zona përreth Kasharit është shumë e bukur me peisazh fantastik, ku shtëpitë me çatit e kuqe ndodhen rrëz kodrës.

Liqeni i Kasharit dhe zona rreth tij është shpallur si Parku i Tretë i Tiranës nga Bashkia e Kryeqytetit. Vitin e kaluar janë mbjellë 500 pemë rreth liqenit, për ta bërë më atraktiv, duke rritur zonën me hapësirë të gjelbër për publikun dhe duke rregulluar cilësinë e ajrit.

Liqeni i Kasharit është një destinacion perfekt për një fundjavë me familjen ose shoqërinë, ku mund të shijoni një piknik pranë liqenit dhe në ajër të pastër larg zhurmave të kryeqytetit. Gjithashtu është një mundësi e mirë për të mësuar dhe parë jetën në fshat.

Ne ju rekomandojmë që të shkoni me biçiklet pasi në këtë mënyrë do të keni mundësi të shijoni më mirë panoramën e fshtrave.

/visittirana

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI I OSHEE/ Këto janë ZONAT që do të kenë shkëputje energjie në TIRANË
Previous article TRITOLI NË KAMËZ/ Policia: Autorët qëlluan me BRESHËRI. Kamerat kanë qenë ndezur kur...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT