• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOLI NDAJ PROKURORIT/ Reagon Shoqata Kombëtare: Ngjarja e Kuliçit të mos mbesë e pazbardhur si në rastet e tjera
Home
Aktualitet
Kronikë

TRITOLI NDAJ PROKURORIT/ Reagon Shoqata Kombëtare: Ngjarja e Kuliçit të mos mbesë e pazbardhur si në rastet e tjera

21 December, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Edhe Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar për sulmin që iu bë prokurorit të Vlorës Albert Kuliçi.

“Ngjarje të tilla tronditin jo vetëm organet e drejtësisë por krijojnë dhe pasiguri të thellë në radhët e qytetarëve. Cenimi i jetës, shëndetit apo pronës së magjistratit përbën një fenomen të papranueshëm për një shtet të së drejtës, që duhet të vërë në alarm të gjitha strukturat përgjegjëse shtetërore si dhe të zgjojë ndërgjegjen qytetare për rëndësinë e misionit të magjistratit. Autori apo autorët e këtij akti të rëndë ndaj Prokurorit Albert Kuliçi duhet të marrin një përgjigje të shpejtë, efektive dhe të ashpër nga organet ligjzbatuese”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndërsa më tej theksohet se kjo ngjarje nuk duhet të mbetet e pazbardhur siç ka ndodhur me raste të tjera: “Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë inkurajon të gjithë organet shtetërore që janë angazhuar tashmë me hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e autorit/autorëve të saj për të kryer një punë profesionale me qëllim që të rikthehet qetësia e munguar dhe besimi i tronditur nga kjo ngjarje në radhët magjistratëve por edhe të të gjithë qytetarëve. Shpresojmë që kjo ngjarje të marrë emër dhe të mos mbesë e pa zbardhur sikurse rëndom ka ndodhur në raste të tjera”.

  Bomba në makinën e prokurorit të Vlorës/ Reagon Kryeprokurori Olsian Çela

  Tritol makinës së prokurorit, Albert Kuliçi ka hetuar ngjarjet më të bujshme në Vlorë

DEKLARATË E SHOQATËS KOMBËTARE TË GJYQTARËVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë përcjell me shqetësim të madh dhe indinjatë të thellë ngjarjen e sotme mafioze, të ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një sasi eksplozivi ka hedhur në erë, duke dëmtuar rëndë, makinën e Prokurorit Albert Kuliçi, me detyrë
Zëvendësdrejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe njëkohësisht drejtues i Njësisë së Posaçme (Task Force).

Ngjarje të tilla tronditin jo vetëm organet e drejtësisë por krijojnë dhe pasiguri të thellë në radhët e qytetarëve. Cenimi i jetës, shëndetit apo pronës së magjistratit përbën një fenomen të papranueshëm për një shtet të së drejtës, që duhet të vërë në alarm të gjitha strukturat përgjegjëse
shtetërore si dhe të zgjojë ndërgjegjen qytetare për rëndësinë e misionit të magjistratit. Autori apo autorët e këtij akti të rëndë ndaj Prokurorit Albert Kuliçi duhet të marrin një përgjigje të shpejtë, efektive dhe të ashpër nga organet ligjzbatuese.

Funksioni i magjistratit përbën një mision për shoqërinë dhe si i tillë duhet të perceptohet nga të gjithë. Cenimi i personit të magjistratit përbën cenim të të gjithë shoqërisë dhe një atentat ndaj rendit kushtetues, pasi përmes akteve të tilla preken garantët e shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, të gjitha hallkat e shtetit dhe të shoqërisë duhet të solidarizohen në mbrojtje të figurës dhe shërbimit që magjistrati kryen ndaj tyre.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë inkurajon të gjithë organet shtetërore që janë angazhuar tashmë me hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e autorit/autorëve të saj për të kryer një punë profesionale me qëllim që të rikthehet qetësia e munguar dhe besimi i tronditur nga kjo ngjarje në radhët magjistratëve por edhe të të gjithë qytetarëve. Shpresojmë që kjo ngjarje të marrë emër dhe të mos mbesë e pa zbardhur sikurse rëndom ka ndodhur në raste të tjera.

Në të njëjtën kohë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë falënderon të gjithë zyrtarët dhe organet publike të cilave ata u përkasin për reagimin e menjëhershëm mediatik dhe mbështetjen e gjerë që i kanë dhënë prokurorit Albert Kuliçi si dhe të gjithë trupës së
magjistratëve në Republikën e Shqipërisë.

Së fundi, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë shpreh mbështetjen e parezervë ndaj Prokurorit Albert Kuliçi si dhe ndaj të gjithë magjistratëve, gjyqtarë e prokurorë, të cilët punojnë me ndershmëri, profesionalizëm dhe kurajë, duke mos kursyer asgjë që drejtësia
të triumfojë. Shembulli juaj duhet të vazhdojë të shërbejë si frymëzim për të gjithë shoqërinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË KORÇË/ Shoferi godet këbësorin. I plagosuri dërrgohet në spital (VIDEO)
Previous article SFIDA NDAJ FLAMURTARIT/ Flet mbrojtësi Todorvski: Duhet të shprehim potencialin në fushë, ndryshe...

k.autor

Postime të ngjashme

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT