Një aksident ka ndodhur pak më parë në unazën e qytetit të Korçës.
Mësohet se një mjet ka goditur një këmbësor rreth moshës 74 vjeç.
I plagosuri u dërgua në spital gjendja e të cilit ende nuk bëhet e ditur.
Burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.


