• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRITOL BANESËS SË PRONARIT TË TELEVIZIONIT/ Pistat ku po heton policia: Shënjestra…
Home
Breaking News

TRITOL BANESËS SË PRONARIT TË TELEVIZIONIT/ Pistat ku po heton policia: Shënjestra…

17 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja per shperthimin e eksplozivit ne nje banese ne Pogradec. Pak pas mesnatës së të dielës, pronarit të televizionit lokal iu vendos tritol para banesës së tij. Ngjarja u regjistrua në orën 00:45 në Lagjen Nr.1, ku lënda eksplozive e dyshuar si tritol u hodh në afërsi të banesës nga persona ende të paidentifikuar.

Sasia e eksplozivit, e cila nuk bëhet ende e ditur nga Policia, mësohet se është hedhur në pjesën para banesës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Sipas të dhënave dyshohet se sasia ka qenë e vogël dhe është hedhur nga jashtë rrethimit, duke shpërthyer të paktën 25 metra në distancë nga ndërtesa.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm një dëmtim në pjesën e oborrit të shtëpisë, por nuk është rrezikuar në asnjë moment ndërtesa ku jetonte biznesmeni së bashku me familjen e tij.

Sipas Policisë, shënjestër e sulmit ka qenë banesa e shtetasit Bajram Fejzollari, 60 vjeç, pronar i një televizioni në Pogradec, por edhe i një lokali të njohur në këtë qytet. Dyshohet se autori ose autorët e kanë hedhur lëndën plasëse nga rruga në drejtim të shtëpisë, por për shkak të distancës së largët, ajo ka mbetur në pjesën e oborrit duke mos rrezikuar kështu në asnjë moment shtëpinë.

Burime nga uniformat blu bënë me dije se kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar sallën operative, pasi kanë dëgjuar shpërthimin. Blutë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë marrë në pyetje edhe të zotin e shtëpisë. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se vetë biznesmeni gjatë deklarimeve të dhëna është shprehur se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë.

Ai madje nuk ka qenë në gjendje të japë asnjë emër konkret apo të paraqesë dyshimet e tij për persona që mund të ndërmarrin një veprim kërcënues ndaj tij apo familjes. Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka qenë një shenjë kërcënimi ndaj Fejzollarit.

Për këtë shkak, po hetohen edhe kronikat e transmetuara së fundmi në televizionin në pronësi të tij, pasi dyshohet se ndonjëra prej tyre mund të ketë irrituar dhe prekur autorin. Gjithsesi, kjo mbetet në kuadër dyshimi pasi Policia theksoi se është duke hetuar në të gjitha pistat e mundshme, duke mos përjashtuar as atë të konkurrencës për lokalin e tij.

Bajram Fejzollari është një personazh i njohur në të gjithë Pogradecin, edhe për shkak të akteve të tij të bamirësisë në këtë qytet për familjet në nevojë. Ai nuk njihet si person problematik dhe as që të ketë konflikte me të tjerët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I ATI FESTON DITËLINDJEN/ Aurela Gaçe "na përfloti" me urimin e gjatë (FOTO)
Previous article DUELI NË CHAMPIONS/ Barça-PSV: Katalanasit s’humbasin në shtëpi prej 3 vitesh

F.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese Aktualitet

SHPËRTHIM GJATË NATËS NË VORË/ Hidhet lëndë plasëse në derën e një banese

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT