Një aleancë e gjerë shtetesh shpalosi në samitin e G20-ës plane ambicioze për të krijuar një “Rrugë të Erëzave” të ditëve moderne që lidh Evropën, Lindjen e Mesme dhe Indinë, duke rritur lidhjet tregtare me përfshirje gjeopolitike të gjera.
Nënshkruesit shpresojnë se mund të ndihmojë në integrimin e tregut të gjerë të Indisë prej 1.4 miliardë banorësh me vendet e perëndimit, të ofrojë një kundërpeshë për shpenzimet e mëdha të infrastrukturës kineze, të nxisë ekonomitë e Lindjes së Mesme dhe të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe shteteve arabe të Gjirit.
“Kemi finalizuar një marrëveshje historike. Kjo është me të vërtetë diccka e madhe. Dua të falënderoj kryeministrin indian Modi. Një tokë, një familje, një të ardhme, ky është qëllimi i G20-ës dhe fokusi i këtij partneriteti”, tha presidenti Biden.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se i ashtuquajturi korridori ekonomik Indi-Lindje e Mesme-Evropë ishte ” më shumë se “thjesht” një hekurudhë ose një kabllo”.
“Kjo është një urë digjitale dhe e gjelbërt mes kontinenteve dhe civilizimeve”, u shpreh von der Leyen.


