Ky është 41-vjeçari Leart Kekaj, i cili mbrëmjen e së shtune mbeti i vrarë me armë zjarri në Vlorë. Ai ishte duke udhëtuar me motor kur një makinë me ngjyrë të zezë dhe targa italiane i është afruar dhe prej saj është qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e plumbave që ka marrë ai është rrëzuar fillimisht në tokë dhe ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarje, por ka humbur jetën vetëm pak metra më tutje në cep të një pallati.


