Shënohet viktima e dytë në vend nga aksidentet brenda ditës së sotme dhe e treta në 24 orë. Sot rreth orës 20:15 në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës” 29-vjeçari Arjan Velçani banues në Kolonjë duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga në një kthesë nga shpejtësia.
Si pasojë e daljes nga rruga i riu ka ndërruar jetë në vend, ndërsa është dëmtuar pasagjeri me inicialet D.K. 42-vjeçari po nga Kolonja ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku automjeti doli nga rruga në një kthesë në rrugë dytësore pa ndriçim. Ndërkohë që në Fier mesditën e sotme humbi jetën një 65-vjeçar, pasi motori me të cilin po lëvizte u përplas me një makinë. Në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima nga aksidentet rrugore.