• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tre grabitës sulmojnë shtëpinë e Elton Çiços në Tepelenë, detajet
Home
Aktualitet
Kronikë

Tre grabitës sulmojnë shtëpinë e Elton Çiços në Tepelenë, detajet

17 November, 2017 F.autor Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se 3 persona të armatosur kanë sulmuar shtëpinë e Elton Çiços, të riut që u vra në një atentat në zonën e ish-bllokut në Tiranë, para më shumë se 1 viti. Më saktësisht ai u qëllua me disa plumba në 1 maj 2016, pranë ish-stadiumit ‘Dinamo’.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme. Burimet thanë se janë dëgjuar të shtëna me armë gjatë natës, ndërsa personat duket se nuk kanë mundur të futen në banesë.

Shtëpia e Çiços është në Tepelenë, ndërsa aty ai ka prindërit.

Nuk është hera e parë që shtëpia e Elton Çiços sulmohet. Më parë disa persona kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë dhunuar prindërit.

Ngjarja
Elton Çiço u qëllua për vdekje me dy plumba më 1 Maj të vitit të shkuar, rreth orës 22:20. Pasi ka qëlluar ndaj objektivit të tij, autori i ngjarjes është larguar duke vrapuar me shpejtësi nga ambientet e bar-kafesë dhe në një rrugice në afërsi të këtij bari ku ka ndodhur vrasja thuhet në vendimin e Gjykatës, ka hipur në një automjet që e priste me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e plagëve të marra, Elton Çiço ka gjetur vdekjen pothuajse të menjëhershme. Viktimës i është dhënë ndihma e parë nga personat që kanë qenë në tavolinë së bashku me të dhe me konkretisht shtetasit Redjan Rraja, A. T., dhe S. K., të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin e ambulancës. Por viktima kishte ndërruar jetë para se të shkonte në ambientet spitalore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sfida e re e INSTAGRAMIT për FEMRAT… A e bëni dot këtë me GJOKSIN tuaj?
Previous article HIMARË/ I vjedhin gomonen dhe i lënë një letër shumë interesante

F.autor

Postime të ngjashme

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false Aktualitet

SHERR ME THIKA NË LUSHNJË/ Plagoset 26-vjeçari! Në banesën e autorit të dyshuar gjenden mbi 55 mijë euro e dollarë false

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT