• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HIMARË/ I vjedhin gomonen dhe i lënë një letër shumë interesante
Home
Sociale

HIMARË/ I vjedhin gomonen dhe i lënë një letër shumë interesante

17 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Sociale

Dje eshte vjedhur gjatë natës gomonia në banesën e një mësueseje që jeton në Tiranë. Ngjarja ndodhi në fshatin Ilias të Himarës, ku persona ende të paidentifikuar janë futur në banesën e çiftit L.N. dhe Ll.N, dhe veç sendeve e materialeve me vlerë që kanë gjetur në shtëpinë e tyre, kanë marrë edhe mjetin lundrues.

Por Policia sot zbardhi detaje të tjera mbi grabitjen. Thuhet se autorët kishin lënë një letër në parmakun e dritares ku shkruanin: “Ta hapëm shtëpinë me çelësin e portës, por nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lëkë”

NGJARJA

Pas alarmit të dhënë nga të afërm të çiftit, policia është vënë menjëherë në lëvizje, pasi ka dyshime se gomonia është përdorur gjatë natës apo mund të përdoret në ditët në vijim për trafik të lëndëve narkotike drejt Italisë. Sipas të dhënave nga grupi i hetimit, natën e grabitjes në banesë nuk ka qenë asnjë nga familjarët prezentë. Kjo pasi ata jetonin në kryeqytet dhe banesa përdorej prej tyre vetëm gjatë muajve të verës.

Grabitja është konstatuar vetëm rreth orës 07:00 të së enjtes nga babai i arsimtares, i cili jeton në një tjetër banesë në fshat, shumë pranë asaj së të bijës. Ai ka lajmëruar menjëherë policinë, ndërsa kjo e fundit është vënë në lëvizje për shkak të grabitjes së mjetit lundrues, i cili ishte i regjistruar në emër të shtetasit Ll.N.

Dyshimet e para të Policisë janë se gomonia mund të jetë përdorur për trafik të lëndëve narkotike drejt shtetit italian apo grek gjatë natës, ose mund të përdoret në ditët në vijim. “Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesë, duke hapur një derë në pjesën e pasme të saj.

Pasi kanë grabitur çfarë kanë mundur në brendësi të saj, ata janë larguar duke marrë edhe mjetin lundrues tip gomone që ishte i vendosur në një karrel. Dyshohet se gomonia është tërhequr me një automjet, ose mund të ketë dalë menjëherë në det të hapur”. Bënë të ditur burime nga grupi i hetimit.

Sipas të dhënave, do të verifikohen kamerat e sigurisë së disa subjekteve në afërsi të fshatit, për të konfirmuar nëse mjeti lundrues është ngarkuar apo tërhequr nga ndonjë mjet tjetër në rrugë tokësore, apo nëse gomonia ka dalë direkt në det.

Sipas të dhënave, gomonia ishte rreth 6 metra e gjatë, me ngjyrë të bardhë dhe dy motorë, 115 kuaj fuqi dhe 8.8 kuaj fuqi. Çifti i dëmtuar i ka vënë në dispozicion policisë disa foto të mjetit të vjedhur, të shkrepura gjatë tyre në muajt e verës. Policia bëri të ditur se është një mjet që mund të përballojë detin drejt shtetit fqinj. Kontrolle ka pasur në të gjithë zonën përreth, pasi dyshohet se mjeti lundrues mund të jetë fshehur diku afër, për t’u përdorur më pas për trafik lëndësh narkotike, e cila mbetet pista kryesore e hetimit nga policia. Dyshohet se autorët e grabitjes janë banorë të zonës, të cilët kanë qenë në dijeni të gomones në banesën e çiftit që jeton në Tiranë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tre grabitës sulmojnë shtëpinë e Elton Çiços në Tepelenë, detajet
Previous article ENVER ROBELLI: Mbi bashkëjetesën e Amerikës me politikanë të korruptuar të Ballkanit

Redaktor2

Postime të ngjashme

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit Aktualitet

PJESËMARRJE NË ORGANIZATË TERRORISTE/ GJKKO dënon 13 persona, ja sa vite burg për drejtuesit

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT