Trupi i njeriut ekspozohet çdo ditë nga faktorë të cilët lënë gjurmë në trupin tonë. Për shembull, një ushtrim i thjeshtë si vrapimi (nëse nuk ushtrohet siç duhet) mund të shkaktojë disa probleme te kockat, por sidoqoftë trupi ka mënyrat e tij për t’u rikuperuar.
Fatkeqësisht nuk mund të themi të njëjtën gjë për flokët të cilët dëmtohen. Flokët janë shumë delikatë aq sa dhe ndryshimi i kohës mund t’i dëmtoj.
Si çdo organ tjetër, floku ka nevojë të marrë vlerat ushqyese të duhura për të qënë i shëndetshëm dhe i bukur. Për këtë arsye ne mund të themi se për të pasur flokët që dëshirojmë duhet të bëjmë një kombinim të ushqimit të duhur, moshës, kujdesit, klimës dhe balancës së hormoneve.
Por, ka disa metoda të cilat mund të na ndihmojnë t’i mbajmë flokët e bukur dhe të mëndafshtë. Një nga ato do e rendisim më poshtë.
Përbërësit:
Xhinxher (1 rrënjë)
Vaj ulliri (1 lugë)
Mjaltë (1 lugë)
Përgatitja:
Të përgatisësh këtë mjekim në komoditetin e shtëpisë suaj nuk është aspak e vështirë. Ju duhet vetëm të grini xhinxherin dhe më pas të merrni gjithë ekstraktin e rrënjës. Në fund hidheni lëngun në një enë së bashku me dy përbërësit e tjerë dhe përzjeini mirë.
Kjo masë duhet të aplikohet në flokun tuaj njëherë në javë në flokë të lagur. Duhet ta lini të veprojë për 40 minuta. Në fund lajini flokët me shampon tuaj të preferuar.
/shije