Një shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Itali, pasi u përplas për vdekje nga një furgon, teksa po lëvizte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në Santa Maria, Cubito, ku drejtuesi i furgonit, pasi e përplasi shqiptarin u largua në këmbë, raportojnë mediat italiane. Megjithatë, policia arriti që ta arrestonte, duke e vendosur pas hekurave.
Shqiptari qëndroi për pak kohë i shtrirë në rrugë, deri sa kalimtarët lajmëruan ambulancën, e cila konstatoi vdekjen e tij. Deri më tani nuk është identifikuar akoma kush është viktima.