• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PREJ NJË MUAJI PUNONTE NË DIVJAKË/ Kush është spanjolli që humbi jetën, shoku i dhomës raportoi “vetëvrasjen e tij”
Home
Aktualitet
Kronikë

PREJ NJË MUAJI PUNONTE NË DIVJAKË/ Kush është spanjolli që humbi jetën, shoku i dhomës raportoi “vetëvrasjen e tij”

22 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas spanjoll, që punonte prej një muaji në Divjakë ka ndërruar jetë këtë mbrëmje, ndërsa dyshimet e para janë për vetëvrasje.

Franciso Cervilla dyshohet se ka qëlluar veten me thikë. Sipas dëshmisë së shokut të tij, me të cilin ndante dhomën, 47-vjeçari ka dëmtuar veten gjatë kohës që bënte dush.

Ngjarja ka ndodhur në hotelin në fshatin Karavasta ku ata po qëndronin, pasi prej një muaji punonin në një firme ku montohen pajisje me sera, sikurse mëson gazetarja Dorjana Bezat.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Karavasta, Divjakë, në një hotel, shtetasi spanjoll F. C., 47 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar veten me mjet prerës (thikë) dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sipas deklarimeve të para të shokut të tij të dhomës, shtetasit spanjoll O. V., 41 vjeç, rezulton se 47-vjeçari është dëmtuar me mjet prerës gjatë kohës që ka qenë duke bërë dush.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime të thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e kryerjes së vetëvrasjes.

Ndërkohë, është shoqëruar në ambientet e Policisë, shoku i dhomës, shtetasi O. V., për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në vendngjarje do ketë njoftim të detajuar për këtë rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË TJETËR NGJARJE E RËNDË/ E zë korrenti, ndërron jetë 45-vjeçarja në Durrës
Previous article TRAGJIKE! Shqiptari përplaset për vdekje në Itali, shoferi e lë në mes të rrugës dhe ia mbath

s.autor

Postime të ngjashme

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi Aktualitet

FESTË DHE PROTESTË/ Dy orare për nisjen e tubimit në Tiranë, autobotët e policisë vishen kuqezi

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

E SHTUNA NIS ME RESHJE SHIU/ Parashikimi i motit për sot

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen Aktualitet

SOT 28 NËNTORI/ Dita e Pavarësisë që bashkon shqiptarët kudo ndodhen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT