Dy fëmijë në fshatin Siman në Gramsh kanë qenë duke luajtur me një ganatë në momentin që ka shpërthyer.
Fëmijët A.Ll., rreth 6 vjeç dhe A.L., rreth 5 vjeç , ndodheshin në oborrin e banesës së shtetasit R.LL, duke luajtur me një granatë të vjetër, e cila ka shpërthyer dhe si pasojë janë plagosur të dy fëmijët e mitur. Fëmija A.Ll., ka ndërruar jetë rrugës për në Spital, ndërsa shtetasi A.L., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


