Covid-19 i ka marrë jetën Kryetarit të Njësisë Administrative të Pajovës në Peqin, Arben Plaku. Kjo bëhet e ditur nga miq dhe familjarë të tij, të cilët kanë shprehur dhimbjen nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Mësohet se 46-vjeçari ishte i shtruar në një nga spitalet Covid të Tiranës, por e ka humbur jetën në mëngjesin e sotëm, duke mos e fituar dot betejën me virusin vrasës.
Redaksia e Alpenews.al i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Plaku për këtë humbje të pazëvendësueshme.



