• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDITË E PARALAJMËRUARA/ U vranë nga BURRAT. Si i kishin denoncuar për muaj me radhë… (RASTET)
Home
Ekskluzive

TRAGJEDITË E PARALAJMËRUARA/ U vranë nga BURRAT. Si i kishin denoncuar për muaj me radhë… (RASTET)

6 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një tjetër krim në familje goditi sot Shqipërinë, duke e bërë të pestin për dy muajtë e parë të janarit.

Ngjarja ndodhi në Vlorë, ku burri I shtëpisë goditi për vdekje me thikë bashkëshorten dhe më pas preu damarët vetes. Dëshmitë e para, tregojnë se e gjithqa mendohet të ketë qënë një skenë xhelozie pasi nuk ishte hera e parë që mes tyre kishte grindje.

E gjitha kjo duket se na kthen në skenare që I kemi parë edhe më parë e fatkeqësisht kanë pasur të nëjjtin fund: tragjedinë.

Detaji ende më I trishtë është se femrat kanë tentuar dhe kanë denoncuar si për të paralajmëruar fatin e tyre, por asgjë nuk ka shkuar siç duhet.

Çfarë ndodhi sot:

Mesditën e sotme në qytetin e Vlorës pas një sherri në familje burri ka mbytur gruan, ndërsa më pas ka prerë damarët duke tentuar vetëvrasjen. Viktima është Eva Lera 45-vjeç, ndërsa autori është Teodor Lera 57-vjeç, bashkëshorti i saj, që aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Njëra nga fqinjet e çiftit Lera në Vlorë shprehet se Teodor Lera e dhunonte vazhdimisht gruan e tij. Ajo thekson se në një rast, Eva Lera e denoncoi në polici burrin për dhunë, por më pas e tërhoqi denoncimin për hatër të fëmijëve, ndërsa sot ai e mbyti. “Vajza e madhe është në Amerikë, djali në Angli, ndërsa vajza e vogël studente. Ziheshin shumë, edhe ai ushtronte dhunë.

Ajo e ka denoncuar më parë për dhunë, e dënuan, dhe kjo e fali për hatër të fëmijëve. Gruaja thoshte që për hatrin e fëmijëve do e falte. Ai nuk punonte, vetëm gruaja çfarë shiste në dyqan” tha ajo.

Tragjedia në Tiranë, vrau 19 vjeçaren dhe pastaj veten

Vrasja e 19 vjeçares, Xhuljeta Çuni ndodhi pas disa denoncimeve që viktima kishte bërë në polici. Mësohet se vajza ishte ankuar katër herë në polici për kërcënimet dhe shqetësimet që i krijonte ish i dashuri i saj Xhafer Mata, i cili nuk e pranonte ndarjen, deri sa në fund arriti të kryejë krimin makabër. Me premtimin se do ta linte të qetë vajzën, Mata i kishte shpëtuar ndjekjes penale dhe ishte lënë i lirë.

U vra se nuk i hapi dritaren burrit, e kishte denoncuar dhe më parë

Familjarët e çiftit Shaholli shprehen se viktima Ardjana e kishte denoncuar disa herë bashkëshortin e saj për dhunën që ushtronte mbi të dhe fëmijët, por pasi qëndronte disa orë në Komisariat, Çlirim Shaholli lihej i lirë dhe vazhdonte avazin e vjetër. Sipas tyre, gruaja kishte bërë të pamundurën për të mbajtur të bashkuar familjen dhe rrinte me të shoqin vetëm për hir të fëmijëve, pasi ai e dhunonte vazhdimisht.

“Ilda Dervishi e dinte që burri do ta vriste”

Admir Dervishi, punonjës i Gardës së Republikës qëlloi bashkëshorten e tij katër herë me pistoletë.

Ida Dervishi ka pasur dy urdhra mbrojtjeje për dhunë të ushtruar nga bashkëshorti i saj në vitin 2013, pasi u vërtetua me ekspertizë të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhuna e ushtruar prej tij.

Konflikti i vazhdueshëm, masakron gruan për vdekje

Për masakrimin deri në vdekje të 51-vjeçares Natasha Kazanxhi ne Lushnje është bërë xhelozia dhe konfliktet e vazhdueshme.

Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Plug të Lushnjes, ku Tajar Kazanxhi 55 vjeç goditi me sqepar bashkëshorten e tij, Natasha Kazanxhi 51 vjeç, në banesën e vajzës së saj, ku kishte shkuar pas konflikteve të vazhdueshme që kishin së bashku.
Natasha ishte bashkëshortja e dytë e 55-vjeçarit dhe kishin rreth një vit që ishin martuar. Ata jetonin në shtëpinë e 55-vjeçarit në fshatin Plug ndërsa 51-vjeçarja kishte dhe dy fëmijë nga martesat e mëparshme të cilët jetojnë jashtë shtetit.

Konfliktet mes bashkëshortëve kanë nisur prej kohësh pasi 55-vjeçari kishte kaluar banesën në emër të gruas së tij. Situata ishte rënduar kohët e fundit pasi gruaja i kërkonte atij të largohej nga banesa.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSG ZGJOHET MË NË FUND/ "Kupa e Francës": Fitore me vuajtje, siguron kualifikimin në çerekfinale
Previous article MILANI NUK NDALET/ Objektivi i radhës është mesfushori portugez...

F.autor

Postime të ngjashme

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, shoqërohen tre familjarë rumunë

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave” Aktualitet

NXORRËN FOTOT E ERGYS AGASIT GJATË ARRESTIMIT/ Pezullohen dy efektivë të “Shqiponjave”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT