• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA NË HONG-KONG/ Bilanci i viktimave shkon në 151, 30 të zhdukur, 14 të arrestuar
Home
Nderkombetare

TRAGJEDIA NË HONG-KONG/ Bilanci i viktimave shkon në 151, 30 të zhdukur, 14 të arrestuar

1 December, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Bilanci nga zjarri i tmerrshëm që dogji shtatë grataccelat në Hong Kong është tronditës, ndërsa hetimet vijojnë ende. Hong Kongu po përjeton njërën nga tragjeditë më të rënda të dekadave të fundit, pas flakëve shkatërruese që përfshinë kompleksin e banesave Ëang Fuk Court, i cili ishte në proces rinovimi dhe strehoi mbi 4’000 banorë, kryesisht të moshuar.

Nuk është vetëm numri i madh i viktimave të konfirmuara, që arriti në 151 të hënën pasdite, dhe 30 personat ende të zhdukur, por edhe fakti i hidhur se mund të mos jetë e mundur të gjenden të gjitha trupat.

Një zyrtare e rajonit kinez deklaroi se disa trupa mund të mos rikuperohen kurrë: Meqenëse disa prej viktimave janë djegur plotësisht, nuk përjashtohet mundësia që të mos arrijmë të gjejmë të gjithë të zhdukurit”, tha shefja e njësisë së kërkimit të viktimave, Karen Chang, e cila mezi i mbajti lotët gjatë konferencës së së hënës.

Numri i personave të arrestuar në lidhje me zjarrin ka arritur në 14, dhe autoritetet thanë se priten edhe të tjera arrestime. Ato akuzojnë kompani ndërtimi për blerjen dhe përdorimin e materialeve jo rezistente ndaj zjarrit.

Shumica e të arrestuarve janë këshilltarë, kontraktorë dhe nën-kontraktorë të përfshirë në punimet e kompleksit, dhe 13 prej tyre po hetohen si të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia”.

Rreth 600 ekspertë të identifikimit të viktimave të katastrofave po punojnë ngadalë, derë më derë, duke pastruar e kontrolluar çdo apartament që prej së premtes, kur zjarri u shua.

“Gjatë kërkimeve, trupat u gjetën në korridoret e ndërtesave, brenda apartamenteve, në shkallë, madje edhe në çati”, tha drejtori i policisë Cheng Ka-chun, i cili drejtonte njësinë speciale të identifikimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KINË/ Problemet me anijen kozmike “Shenzhou-20”, kthehet në Tokë pa ekuipazh
Previous article KËRKOI QË SPAK TË HETOJË FALJEN E GJOBAVE/ GJKKO rrëzon kërkesën e demokratit, Kalaja: Do bëj rekurs

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT