Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanada, ku një familje shqiptare është aksidentuar gjatë udhëtimit të fundjavës.
Si ndodhi ngjarja:
Fatal për ta ka rezultuar një dre, i cili i ka prerë rrugën e ka ndodhur përplasja.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të vdekur dy shqiptarë babai, Fatos Metko dhe djali i tij katër vjeçar Fabiol Metko.
Por dy shqiptarët nuk ishin të vetmit viktima.
Makina ku po udhëtonte familja shqiptare me katër anëtarë u përplas me një tjetër makinë. Në makinën tjetër po udhëtonin pesë persona, nga të cilët dy humbën jetën, nënë e bijë dhe tre të tjerë u plagosën.
Fatos Metko dhe djali i tij, Fabiol Metko (Dy viktima të aksidentit)
Ndërkohë që mamaja dhe vajza e vogël ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.
/AlpeNews.al





