Një i ri shqiptar, ka mbetur i vdekur sot në mëngjes në Livorno të Italisë pas një aksidenti të rëndë në punë.
Sipas mediave fqinje, 29-vjeçari është shtypur nga një kamion i firmës për të cilën punonte.
Tragjedia ndodhi rreth orës 8:30, kur kamioni po ecte mbrapsht dhe goditi punëtorin shqiptar.
Megjithatë, zbardhja e vërtetë e ngjarjes nuk është bërë ende, ndërsa policia po vazhdon ispektimet.


