• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI 5 DËSHIRA PËR PS”/ Kryemadhi: Edhe kalamajve nuk u shkojmë pas avazit, siç po i shkojmë Ramës
Home
Politikë

“KEMI 5 DËSHIRA PËR PS”/ Kryemadhi: Edhe kalamajve nuk u shkojmë pas avazit, siç po i shkojmë Ramës

5 May, 2020 F.autor Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur pas mbledhjes së mbajtur në selinë e Partisë Demokratike, mes aleatëve opozitarë.

Ajo deklaroi se shqetësimi nuk është sot distanca sociale që u imponohet qytetarëve, por ekonomia.

Sipas saj, janë 60 mijë shqiptarë që në dy muaj kanë humbur vendet e punës.

“Mbi 1.5 miliardë euro të humbura nga ekonomia shqiptare që nga momenti i shpalljes së paligjshme të gjendjes së jashtëzakonshme dhe do të jetë edhe më e madhe shuma e humbjes ekonomike. Kryeministri i Facebook të lërë propagandën e tij sepse shqiptarët nuk kanë hallin imazhit e tij dhe as shëtitjet në bulevard por të kthehet e të marrë situatën në dorë të kundërt të largohet. Shqipëria ka shumë gra e burra të mirë që mund ta zëvendësojnë qoftë dhe nga Partia Socialiste”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo bëri me dije se ditën e nesërme mblidhet komisioni i reformës zgjedhore, ku opozita ka dërguar pesë propozime.

Për kryetaren e LSI, mazhoranca duhet të bjerë dakord me një nga variantet dhe se nëse do të ketë zvarritje është diçka e pritshme.

“Edhe kalamajve nuk i shkojmë kaq shumë pas avazit me pesë dëshira. Pesë dëshira i kemi vënë në dispozicion Partisë Socialiste”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I VËLLEZËRVE HAXHIA/ Artan Hoxha: Çfarë mund të deklarojë Altin Ndoci për vrasjet e Durrësit. Klevis Alla ka...
Previous article TRAGJEDI NË ITALI/ I riu shqiptar shtypet nga kamioni i firmës ku punonte

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë Politikë

PS FIER FESTON 35-VJETORIN/ Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani Politikë

PARALAJMËRIMI i fortë i Ramës: Do të publikojmë faktet që protesta për Zvërnecin po shfrytëzohet nga Irani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT