• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDI E PARALAJMËRUAR/ Ndërroi jetë pas dhunës nga i shoqi, Hati Deliaj i kishte dhënë një mundësi të dytë 70-vjeçarit
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDI E PARALAJMËRUAR/ Ndërroi jetë pas dhunës nga i shoqi, Hati Deliaj i kishte dhënë një mundësi të dytë 70-vjeçarit

5 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 64-vjeçare humbi jetën si pasojë e dhunës së bashkëshortit.

Hati Deliaj u dhunua barbarisht nga i shoqi, 70-vjeçari Ëngjëllush Deliaj.

Viktima ishte shtruar mbrëmjen e djeshme në spital dhe kishte nofulla të thyera e shenja të tjera të dhunës. Pavarësisht ndihmës në spital, ajo nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe humbi jetën.

Ngjarja është një tragjedi e paralajmëruar. Kjo nuk ishte hera e parë që Hati dhunohej nga bashkëshorti. Gjatë pandemisë, ajo kishte qëndruar për një muaj në një qendër rehabilitimi për gratë e dhunuara në periferi të Torinos. Por pas një periudhe të gjatë larg të shoqit dhe premtimeve se nuk do e dhunonte sërish, 64-vjeçarja i kishte dhënë një, mundësi të dytë.

Gjatë këtij viti ajo kishte vuajtur nga probleme me mushkëritë dhe kishte kërkuar ndihmën e familjarëve të saj, të cilët e kishin dërguar në spitalin turk të Fierit për t’i shpëtuar jetën, kjo pasi i shoqi kishte refuzuar që ta ndihmonte të mjekohej. Pas trajtimit në Fier, ajo kishte filluar të përmirësohej, ndërsa tre muajt e fundit, ai i kishte ndërprerë çdo marrëdhënie me familjarët e saj dhe kishte refuzuar t’i lejonte ata në shtëpi.

Pas tre muajsh, 70 vjeçari pati kontaktin e parë me familjarët e Hatit, vetëm për t’i njoftuar se ajo po i vdiste në duar.

Ai kishte telefonuar një kushërirë të gruas për gjendjen, ndërsa kur u telefonua nga njëra prej motrave të gruas, e cila e kërcënoi se do të njoftonte policinë, ai më në fund u bind duke njoftuar ambulancën.

Çifti nuk kishin fëmijë, por 70-vjeçari ka tre djem nga martesa e tij e parë me një tjetër grua, e cila ka ndërruar jetë. Pas disa viteve që jetonin në Itali kishin vendosur që të ktheheshin në Shqipëri, ku e moshuara do të gjente vdekjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 25 MILIONË EURO PË TREGTINË BLU/ Denaj: Zhvillim të qëndrueshëm sektorit të peshkimit
Previous article VRASËSI I ÇOPJAVE MERRTE POROSI NGA DUBAI/ Arben Lamçe dyshohet për pesë ekzekutime

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT