• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I MBETJEVE KANCEROGJENE/ Rrëfimi i të arrestuarve: Kemi bërë remontin e tragetit, s’ka pesticide, fuçitë janë me…
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKU I MBETJEVE KANCEROGJENE/ Rrëfimi i të arrestuarve: Kemi bërë remontin e tragetit, s’ka pesticide, fuçitë janë me…

21 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga transportimi i lëndëve të rrezikshme kancerogjene nga porti i Brindizit në Itali në drejtim të portit të Vlorës në Shqipëri. Gjatë kontrollit të hambarit të tragetit, policia e Vlorës, ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë plot 40 metër kub, i cili është lesh xhami, material ky që shërben për izolimin e pjesëve të brendshme të anijeve, në mënyrë që uji të mos depërtojë në brendësi të mjetit lundrues. Veç këtij materiali policia e Vlorës ka sekuestruar dhe mbi 10 fuçi me mbishkrimin “Eni”, që dyshohet të jenë të një kompanie italiane nafte në Itali. Sipas burimeve të policisë së Vlorës, materiali lesh xhami i gjetur në hambarin e tragetit, dyshohet se përmban lëndën e Amiantit, material kancerogjen që mendohet se groposej në rrethinat e Vlorës.Por gjithmonë sipas policisë, do jetë ekspertiza laboratorike që do qartësojë situatën se çfarë materiali përmbajnë këto sende.

Lidhur me këtë ngjarje dhe pas dyshimeve të lindura për trafikim të pesticideve të rrezikshme për shëndetin dhe Kontrabandimit të mallrava, prokuroria e Vlorës, ka kryer arrestimin e Festim Tafa, 72-vjeçar, kapiteni i tragetit “S.T. Damian”, zv/kapitenin, Kujtim Xhaferllari 65 vjeç banues në Vlorë, drejtori i një agjencie tragetesh, A.B 48 vjeç dhe shoferi i furgonit ku është gjetur një pjesë e vogël lesh xhami, Arbër Çuni 28 vjeç.Në pranga ka rënë dhe administratorja e kompanisë “Delfini 1” Elisabeta Cuni, e cila i ka sjellë në Shqipëri këto produkte duke i kamofluar si produkte kimike pastrimi. “Shqiptarja.com” ka mundur të zbulojë dëshminë e personave të arrestuar për këtë ngjarje, të cilët kanë pohuar se sasia e xhamit të leshit, e sekuestruar në hambarin e anijes, është lënë aty pas një rikonstruksioni total që i është bërë anijes.Sipas rrëfimit të kapitenit të anijes por edhe personave të tjerë të arrestuar, anija në pjesën e brendshme përmban material xham leshi, me qëllim të parandalojë futjen e ujit të detit brenda. “…Para pak kohësh kemi kryer remontin e plotë të anijes dhe për këtë kemi hequr dhe materialin xham leshi, që anija e ka për izolimin e ujit.

Puntorët kanë hequr materialin e vjetër duke e zëvendësuar me lesh xhami të ri. Materialin e vjetër e kemi grumbulluar në hambarin e anijes, pasi skemi pasur mundësi ku ta hidhnim…”-ka treguar kapiteni i anijes. Sipas burimeve policore, në total janë sekuestruar 40 metër kub lesh xhami, ku për të provuar nëse kemi të bëjmë me material të rrezikshëm shëndeti, janë marë mostra me qëllim analizimin e lëndës në laborator. Ndërsa për sa i përket mbi 10 fuqive të sekuestruara brenda në traget, të arrestuarit kanë pohuar se ato nuk përmbajnë asnjë material të rrezikshëm, por janë të mbushura me vaj që shërben për motorat e tragetit. Sigurisht edhe për të vërtetuar nëse kemi të bëjmë me vaj motori apo me pesticide të rrezikshme, nga këto fuqi janë marë mostra të veçanta, me qëllim analizimin me tyre në laborator. Por ajo që ka vërtetuar prokuroria dhe policia e Vlorës, të cilat tashmë po udhëheqin këtë hetim është fakti se për mbi 10 fuqitë e sekuestruara nuk ka asnjë dokument shoqërues nga italia, mungojnë faturat e blerjes dhe, dokumentacioni ligjor i autoriteteve doganore në Brindizi. Ditën e hënë pritet që të arrestuarit e kësaj çështje të dalin para gjykatës së Vlorës, për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë së Vlorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E MERITUAM FITOREN"/ Diego Godin: Eriksen është inteligjent, por duhet t’i japim kohë
Previous article BELSHI DESTINACION TURISTIK/ Investimet që po zhvillojnë ekonominë lokale

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT