Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë për trafikim droge, në sajë të aplikacionit “Youpol”.
Bëhet fjalë për, 54-vjeçarin me iniciale M.B. dhe 25-vjeçarin M.A, babë e birë.
Dy shqiptarët të cilët jetonin në Montesilvano u arrestuan nga policia italiane për posedim dhe trafikim të substancave narkotike.
Mesazhi i marrë përmes aplikacionit të Policisë së Shtetit “YouPol”, bëri të mundur që autoritet e shtetit fqinj të bien në gjurmët e dy trafikantëve.
Me anë të këtij aplikacioni të gjithë qytetarët mund të raportojnë, madje edhe në mënyrë anonime çdo ngacmim apo fakt që lidhet me drogën ose me krimet e tjera.
Gjatë monitorimit të shtëpisë së shqiptarëve, policia ka zbuluar një 22-vjeçar nga Pescara që bleu kokainë. Pasi e kontrolluan, i gjetën 8 paketime kokainë, të cilat peshonin 3 gram dhe që shkonin në çmimin 250 euro.
Ndërsa në shtëpi policia ka gjetur dhe sekuestruar 35 gram kokainë të ndara në disa paketime.


