Andrea Pirlo ka konfirmuar zyrtarisht pensionimin e tij nga futbolli, kështu që AlpeNews.al ka rikthyer vëmendjen prapa në momentet më të mira të tij me kombëtaren Italiane. Mesfushori është i katërti në listën e të gjitha kohërave për paraqitjet me Italinë, pas Gianluigi Buffon, Fabio Cannavaro dhe Paolo Maldini, edhe pse Daniele De Rossi do ta kalojë atë në paraqitjen e tij të ardhshme. Pirlo fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, dhe ka qenë një lojtar vendimtar për Azzurët gjatë gjithë karrierës së tij.
Pirlo fundos Skocinë
Pirlo luajti një rol kryesor si Italia fitoi Kampionatin Europian nën 21 vjeç në vitin 2000, si dhe medaljen e bronxit olimpik në 2004. Giovanni Trapattoni iu nënshtrua presionit publik për t’i dhënë djaloshit një rol më aktiv në skuadër dhe u shpërblye me kualifikimin në Kupën e Botës.Pirlo shënoi nga goditja e lirë duke i dhënë fitoren Italianëve.

Pirlo shënoi golin e parë të Italisë në Kupës së Botës 2006 dhe e bëri këtë në mënyrë spektakolare. Mesfushori i Milanit e mori topin në mesin e fushës dhe vazhdoi deri afër zonës së portës kundërshtare, e më pas lëshoi një goditje e cila përfundoi mrekullisht në rrjetë.
Assisti ndaj Grossos.
Një nga momentet më të famshme në historinë e fundit të Azzurit është goli i minutës së 118-të nga Fabio Grosso i cili më në fund e theu tabunë duke kualifikuar italinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës kundër Gjermanisë. Padyshim merita më e madhe I shkonte Pirlos I cili në dha një assist të jashtëzakonshëm për Fabio Grosso.
Panenka ndaj Anglisë.
Në Euro 2012, Italia e Cesare Prandellit mbizotëronte për 120 minuta, me Pirlo që drejtonte lojën nga mesfusha. Pasi ndeshja shkoi në fazën e penalltive, Pirlo bëri magjinë. Ai shënoi në mënyrë fantastike ndaj Joe Hart në stilin Panenka, i cili i mahniti të gjithë tifozët në Stadium.
Goditja e dënimit në Maracana
Pirlo realizoi një gol mbresëlënës ndaj Ochoa-s, nga goditja e dënimit, në ndeshjen kundër Meksikës në Kupën e Konfederatave 2013.




