Shtatë do të jenë piketat për zhvillimin e bujqësisë në vend.
Ministri Niko Peleshi gjatë takimit sektorial për bujqësinë mjedisin dhe turizmin në prezencë te zëvendësministrave dhe anëtarëve të Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese dha edhe disa detaje. Së pari sipas ministrit sfidë mbetet rritja e produktivitet dhe konkurrueshmërisë, dy elementë qe ende në vend i mungojnë sektorit.
Së dyti është ulja e kostove të prodhimit duke ju referuar modeleve më të mira. Zinxhiri i vlerës i treti në renditje është një tjetër element qe lidhet më pas me një pikë të rëndësishme siç janë eksportet.
Sipas Peleshit kjo është e vetmja mënyrë për të rritur tregtinë duke riparuar ato hallka te zinxhirit ku sot vihet re se nuk funksionojnë apo janë inekzistente.
Agroturizmi një nënkompontent që qëndron mes bujqësisë dhe turizmit mund të shihet si me përfitim të lartë pasi të njëjtin produkt e shet me një vlerë më të lartë. Në vijim dy elementë te tjerë janë përmirësimi i standardeve.
Ministri nënvizoi se gjatë vitit ne vazhdim do të ketë një rritje të mbështetjes për bujqësinë edhe përmes programit IPARD me 93 milionë euro por edhe përmes buxhetit. Por para se të fillojë mbështetja sipas tij duhet që të ketë formalizim të sektorit pasi ky është një nga kushtet për të përfituar fondet e BE:.
Decentralizimi nga ana tjetër ku një pjesë e kompetencave që lidhen me institucione të rëndësishëm në bujqësi si Bordet e Kullimit sipas ministrit ka dhënë efekt pozitiv. Ujitja dhe kullimi synohen që të mbështeten në vijim përmes tre instrumenteve ku së pari janë vetë bashkitë me buxhetet e tyre, së dyti paratë nga buxheti qendror dhe së treti vijimi i një programi të nisur prej kohësh me Bankën Botërore që tani ka planifikuar edhe 25 milionë euro shtesë.