• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Lëvizjet tek Partizani/ Ultimatumi i Moxhit, zbardhet lista e lojtarëve që rrezikojnë largimin
Home
Futboll

Lëvizjet tek Partizani/ Ultimatumi i Moxhit, zbardhet lista e lojtarëve që rrezikojnë largimin

6 November, 2017 Redaktor2 Futboll, Sport

Pas humbjes me Kamzën, Luçiano Moxhi në intervistën e dhënë për “Panorama Sport” shprehet se fati i trajnerit Mark Iuliano do të vendosej pas takimit të mëngjesit të së dielës me presidentin Gaz Demi. Ky takim ka rezultuar fatal për ish-mbrojtësin e Juventusit, pasi nuk do të jetë më në krye të “demave”.

Në prononcimin e dhënë për “Supersport” pas shkarkimit të Iulianos, Luçiano Moxhi tregon arsyet që çuan në këtë vendim dhe pse u përzgjodh Starova si trajner i ri. Më pas Moxhi ka lëshuar edhe një ultimatum për lojtarët, pasi ata janë në provë deri në janar dhe kush nuk bind do të largohet nga skuadra. “Në takimin e parashikuar me presidentin folëm dhe morëm një vendim të rëndësishëm, dhe arritëm në përfundimin që nga java e ardhshme Iuliano nuk do të jetë më trajneri i Partizanit.

Në vendin e tij do jetë Starova, i cili e njeh mirë kampionatin, i njeh dhe lojtarët që ka në dispozicion. Iuliano ka pasur mungesë në rezultate. Kishte fatin e keq që Çani nuk mund të aktivizohej, më pas u dëmtua edhe Sukaj. Duhej ndryshuar një trend për më shumë forcë tek ekipi. Tani lojtarët kanë mundësinë të tregojnë veten e tyre. Në janar, ata që do ia dalin ta shpërblejnë besimin, do qëndrojnë, në të kundërt të tjerët do largohen”, deklaroi “Big Luçiano” rreth ndryshimeve më të fundit në kampin e kuq. Pjesë e ndryshimeve mund të bëhet edhe drejtori sportiv, Antonelo Preiti, i cili ka sjellë pjesën më të madhe të lojtarëve.

KUSH RREZIKON
Partizani është i destinuar që të përsërisë vetveten. Ashtu si një vit më parë, edhe tani pritet që shumë lojtarë të afruar në verë të largohen me ardhjen e trajnerit të ri, kjo përforcuar edhe nga ultimatumi i fundit i Moxhit.

Pak a shumë dihen ata që s’pëlqehen nga “Bobi”, pasi ai ka përdorur etiketime të rënda, ku ndonjërin e konsideronte si “mollë të kalbur”. Më të rrezikuar për t’u larguar janë lojtarë e huaj e afruar nga Italia. Mustafa Xhixhiua, Milan Basrak, Romeo Shahinas, Andrea Selvaxhio, Erik Herrera janë lojtarët e parë që pritet të ndryshojnë ambient në janar, madje nuk përjashtohet mundësia që me ndonjërin të prishet më herët marrëveshja.

Gjithashtu edhe Xhovani La Kamera dhe Kristian Adorjan nuk kanë bindur, ndaj nëse nuk largohen, pritet që të përfundojnë si alternativa. Mister mbetet e ardhmja e Edgar Çanit, pasi afati i vendosur nga Luçiano Moxhi për rikthimin në ekip, mbaron në mesin e kësaj jave. /PanoramaSport/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Angela Martini në zi, humb njeriun e zemrës
Previous article TOP 5 momentet më të bukura të Pirlos me kombëtaren Italiane

Redaktor2

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT