• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit
Home
Aktualitet
Kronikë

TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

18 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një operacion i gjerë policor i koduar “Tjetërsimi” ka çuar në goditjen e një skeme të dyshuar kriminale për tjetërsimin e paligjshëm të pronave në Dibër.

Pas një hetimi 7-mujor, Policia ka ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ndaj disa personave të dyshuar se kanë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve. Ndërkohë, tre persona të tjerë, mes tyre një ish-drejtor i Kadastrës Dibër dhe një notere, janë shpallur në kërkim.

“Dibër/Finalizohet operacioni i koduar ‘Tjetërsimi’. Operacioni, rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme.

Ekzekutohen 14 masa sigurie, për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa shtetas, familjarë të njëri-tjetrit, në favor të të cilëve dyshohet se janë tjetërsuar pronat.

Shpallen në kërkim 3 shtetas.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në kuadër të një hetimi 7-mujor, me metoda proaktive, të ndjekur në koordinim me Prokurorinë e Dibrës, me objektiv dokumentimin e përgjegjësisë penale të disa shtetasve të përfshirë në mënyrë të organizuar në një skemë për tjetërsimin e kundërligjshëm të pronave të paluajtshme në Dibër, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua operacioni i koduar “Tjetërsimi”.

Në kuadër të këtij operacioni, në zbatim të vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, u ekzekutuan masat e sigurisë:

  • “Arrest në burg”, për shtetasit T. D. dhe F. Ç., familjarë të njëri-tjetrit, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
  • “Arrest në shtëpi”, për shtetasit K. Xh., Ish-specialist matjesh në terren në AshK, Dibër, dhe R. L., me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Legalizimeve në AshK, Dibër, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;
  • “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

-E. V., me detyrë Hartograf në AshK, Dibër;

-G. H., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Legalizimeve në AShK, Dibër, Ish-juriste e këtij sektori;

-V. Gj., me detyrë Juriste në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;

-Xh. H., me detyrë Hartografe në Sektorin e Legalizimeve në AShK, Dibër;

-D. D., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër;

-F. P., me detyrë Hartografe në Sektorin e Shërbimeve Kadastrale në AShK, Dibër.

  • Gjithashtu, e njëjta masë u ekzekutua për shtetasen E. D. (bashkëshortja e shtetasit T. D.), për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
  • Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit:

-D. Gj., me detyrë Zëvendësdrejtor i AShK, Dibër, Ish-drejtor i këtij institucioni, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

-A. M., me detyrë Notere, për të cilën është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim;

-N. U. (familjar i shtetasit T. D.), për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se shtetasit me detyra aktuale dhe të mëparshme në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe noterja, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë kryer veprime të tjera administrative të kundërligjshme, me qëllim tjetërsimin e pronave të paluajtshme, në favor të shtetasit T. D. dhe familjarëve të tij.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, shkruhet një njoftimin e Policisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve
Previous article TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja

s.autor

Postime të ngjashme

NGA "LOKU" DERI TEK "HIDRAULIKU"/ ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve Aktualitet

NGA "LOKU" DERI TEK "HIDRAULIKU"/ ZBARDHEN të gjitha kodet e SKYECC për pseudonimet e Koçekut, Hamzait, Orest Sotës dhe të tjerëve

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit Aktualitet

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT) Aktualitet

KONTROLLE NË BANESA/ AMP ekzekuton masa e sigurimi ndaj ish-punonjësit dhe ish-drejtorit të AMP (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT