• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve
Home
Politikë

AGJENTË SERBË NË PROTESTË? Berisha: Bashkëpunim Tiranë-Beograd kundër protestuesve

18 June, 2026 s.autor Politikë

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat sot në 18 qershor jashtë Kuvendit, u pyet për deklaratën e tij se në protesta mund të ketë pasur agjentë serbë.

Berisha deklaroi se ka bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit kundër protestuesve.

“Qytetari digjital më ka thënë se ka agjentë serbë në protestë. Kjo sepse ka një bashkëpunim mes Tiranës dhe Beogradit. Këto po marrin ekspertë serbë të protestave të zgjatura dhe është një akt antishqiptar. Serbët nuk janë prapa diellit. Janë të kontraktuar, i paguan Vlora dhe këto. Vlora Çitaku është agjente e kombinuar mes Ramës e Vuçiçit”, tha Berisha.

Në lidhje me protestat për Zvërnecin, Berisha deklaroi se Rama ka shkelur disa ligje, kombëtare e ndërkombëtare.

“Parlamenti Europian ka shprehur shqetësim të vazhdueshëm për ndërtimet në zonat e mbrojtura. Edi Rama ka shkelur ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Tek ‘Zvërneci’, Rama ka shkelur disa ligje. Duhet bërë një vlerësim rigoroz i mjedisit. Ligji kërkon që të këshillohesh me shoqërinë civile dhe me komunitetin. Ka një konventë, që kërkon që të këshillohesh me qytetarët. E patë ju konsultimin, me zvarritje.

PD nuk ka qenë kurrë kundër për investime të huaja. Por Rama ka shkelur ligje kombëtare dhe ndërkombëtare. Përpos kësaj, është problemi dhe i pronësisë. Aty janë “duart e zeza” të Edi Ramës. Parlamenti duhet të anulonte ligjin e 2024-tës, për ndërtimin në zona të mbrojtura. Flamingot do i shkatërrojë aeroporti”, u shpreh Berisha.

Hodhi akuza dhe në drejtim të partive të vogla. Tha se opozita e opozitës është në fakt palë me qeverinë.

“Partitë e vogla nuk janë tjetër gjë, përpos se opozitë e opozitës. Që i bie me fjalë të tjera janë palë me qeverinë. Shumica që kritikojnë opozitën janë me Sorosin, që ka punuar dhe punon kundër Partisë Demokratike”, deklaroi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane
Previous article TJETËRSIMI I PRONAVE NË DIMËR/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

s.autor

Postime të ngjashme

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja Politikë

TENSIONE NË KUVEND/ Ndërpritet seanca! Noka kërkoi replikë me Ballën, Peleshi: S’e lejon rregullorja

"I KËRKOJ FALJE..."/ Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit në Theth Politikë

"I KËRKOJ FALJE..."/ Marjana Koçeku pendohet për mbështetjen që i dha aksionit në Theth

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT