Një baba ka denoncuar në policinë e Elbasanit zhdukjen e djalit të tij. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë. M.G. 22 vjeç me banim në këtë qytet nuk është kthyer në banesë në datën 12 shtator. Familja ka humbur ço kontakt me celular me djalin dhe kërkimet tek shokët dhe miqtë kanë rezultuar pa efekt.
Sot babai i tij B.G. 61 vjeç ka kryer kallzim në polici për humbjen e djalit.
Policia po punon për gjetjen e të riut. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.