• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TIRANA DHURON”/ Ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë
Home
Sociale

“TIRANA DHURON”/ Ushqime, rroba dhe lodra për familjet në nevojë

5 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Veliaj: “Në hapësirat publike dhe qendrat sociale vakte të ngrohta për njerëzit në nevojë; Dhurojmë rroba dhe lodra për fëmijët” Stina e festave nuk është vetëm një moment për të festuar, por edhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit, sidomos për njerëzit në nevojë. Tashmë është bërë traditë, në muajin dhjetor Bashkia e Tiranës organizon një sërë nismash për t’iu gjendur më pranë me një vakt të ngrohtë, ushqime dhe veshje.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, fëmijë të grupmoshave të ndryshme dhe qytetarë iu bashkuan Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar lodra dhe veshje, të cilat do të dërgohen pranë qendrave sociale, kopshteve dhe shkollave. Ndërkohë, aktivitetet vijuan më tej me drekën në qendrat sociale.

“Tirana vërtetë ka 1 milion halle, por ka edhe 1 milion mundësi për të qenë solidarë, bashkëpunues dhe ndihmues. E kemi kthyer në traditë në Tiranë, muaji dhjetor është “Muaji i solidaritetit”. Besoj se me kaq shumë dashuri sa ka ofruar Tirana këtë vit, edhe në dhjetor, duke parë sesi po përfshihen edukatorët, mësueset, punonjëset sociale, që t’i mësojnë fëmijët që të vegjël me ndjenjën e solidaritetit, do kemi një muaj të bekuar festash dhe ndihme, për të gjithë ata që kanë nevojë”, deklaroi Veliaj.

Për fëmijët e familjeve në nevojë ky dhjetor i festave është muaji më i madh i solidaritetit në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve në prag të festave të fundvitit, fëmijët që vijnë nga shtresat në nevojë do të marrin më shumë dhurata. “Kolegët kanë vendosur kosha në të gjithë Tiranën, që familjet që kanë lodra të cilat nuk i përdorin më, mund t’i riciklojmë. Kush ka 5, mund të japë 2, qofshin lodra ose rroba, t’i hedhin në këto kabinat e verdha të vendosura nga bashkia, të cilat i pastrojmë, i riparojmë dhe pastaj mund t’i ripërdori një familje në nevojë në zonat rurale të Tiranës, në institucionet tona sociale, në shtëpi fëmije, qendrat tona të emergjencës, banesat sociale në Shkozë. Duam që të paktën fëmijët në këtë dhjetor, mos të ndiejnë që ka pabarazi”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër nismë, e cila synon mbrojtjen e mjedisit dhe në të njëjtën kohë t’u vijë në ndihmë personave në nevojë. Në disa prej rrugëve kryesore të qytetit janë vendosur kosha të posaçëm me ngjyrë të verdhë, ku të gjithë qytetarët mund të drejtohen për të dërguar rrobat e tyre dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. “Ftesa jonë për të gjithë qytetarët është dhuroni, dhuroni, dhuroni! Mund të dhuroni për fqinjin tuaj, mund të dhuroni lodra që nuk përdoren më, të cilat mund t’ia dhurojmë dikujt tjetër, ose në të gjitha kabinat e verdha, ku rroba, tesha që dikush nuk i përdor, ne mund t’i pastrojmë dhe pastaj t’i ripërdorim për të gjitha familjet në nevojë. Këtë vit ne do të targetojmë kryesisht fëmijët dhe familjet në zonat rurale, ata që janë në ndihmë ekonomike, në institucionet e mbrojtjes sociale siç janë shtëpitë e fëmijës dhe qendrat e emergjencës dhe ata që banojnë në banesat sociale, komunitetin rom dhe egjiptian”, nënvizoi Veliaj.

Ndërkaq, në hapësirat publike dhe në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës do të ketë pika ku të gjithë ata që nuk kanë mundësi, mund të konsumojnë një vakt të ngrohtë. “Do të kemi disa vakte që do të gatuhen në hapësirat publike dhe në qendrat tona sociale, të gjitha pikat në të gjithë zonat pedonale në shesh, te Pazari, te Liqeni, do të jenë le të themi pikat më të frekuentuara, ku njerëzit mund të bëjnë dhurata. Askush nuk varfërohet duke dhënë, secili prej nesh pasurohet, pasurohet ai që merr diçka, por pasuron shpirtin edhe ai që jep diçka për ata që kanë nevojë”, tha Veliaj.

Aktivisti Eneid Mato deklaroi se edhe këtë dhjetor, solidariteti nuk do t’i mungojë kryeqytetit, për njerëzit që kanë nevojë për përkrahje. “Si çdo dhjetor, hapim muajin “Tirana solidare, Tirana dhuron, Tirana me zemër të madhe, humane” e njerëzve të mirë, që ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ka shumë nevojë këtë dhjetor që të dhurojmë për të gjitha ato familje, fëmijët e të cilëve nuk kanë lodra, nuk kanë veshje, nuk kanë ndoshta ushqim, u mungon edhe biçikleta e dashur, të cilën do ua ofrojmë dhe të tregojmë edhe njëherë se ky qytet është vendi i Nënë Terezës, Shqipëria e gjitha është vendi i Nënë Terezës, është një vend që solidaritetin e ka në gjak”, u shpreh Mato.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LARGIM NGA PUNA/ Në “sitë” kryeregjistruesi i pronave në Lushnjë dhe PESË punonjës
Previous article SOLARI “injoron” sërish ISCON: Nuk ka lojtarë të padiskutueshëm tek REALI

F.autor

Postime të ngjashme

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Vrau me thikë bashkëshorten në sytë e nipërve, ky është autori 63-vjeçar (EMRI)

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë Aktualitet

TRAGJIKE NË ITALI/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT