Sekretari socialist Alfred Peza, i ka rikujtuar sot Presidentit të Republikës premtimin e dhënë në syri.net pak kohë më parë, se do jepte dorëheqjen nëse Komisioni i Venezias do ta gjente atë në shkelje të Kushtetutës për anullimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019. Venzia i është përgjigjur sot 8 pyetjeve të drejtuara nga Parlamenti i Shqipërisë. Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur për këtë qëllim, gati e ka një formalitet tani vendimin për ti kërkuar Kuvendit, shkarkimin e Ilir Metës. Por pyetja që ngre Peza është: A do e mbajë Ilir Meta premtimin që ka dhënë publikisht për dorëheqje?!
Statusi i plotë:
A do e mbajë Ilir Meta premtimin?!
Komisioni i Venecias sot u shpreh se: “Zgjedhjet e 30 qershorit jane legjitime! Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve!”
Presidenti i Republikës dy javë më parë tha: “Nëse Venezia thotë që unë kam shkelur Kushtetutën unë do të jap dorëheqjen. Unë kam dhënë dorëheqje edhe si kryeministër për më pak se kaq. Të thotë Venezia që unë kam shkelur Kushtetutën dhe unë të rri President? Kurrën e kurrës!”
Bukur! Like, po presim ne: Tik- tak, tik- tak…
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal


