Presidenca ka reaguar sërish lidhur me raportin e Komisionit të Venecias.
Zëdhënësi i presidentit të Republikës, Tedi Blushi, shprehet:
“Nuk komentojmë asnjë dokument të klasifikuar që na vjen nga institucione të ndryshme, përfshi edhe Komisionin e Venecias’
Aq më tepër që sot është data 27 shtator 2019, ndërsa ky dokument mban datën 29 shtator 2019.
Jemi të paqartë: është “ngatërresë” nga nxitimi, apo në datën 29 shtator 2019 do vijë një dokument tjetër?
Sa i takon çështjes në fjalë, qëndrimi im i mëparshëm është shumë i qartë:
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!”.


