• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THYEN LIGJIN/ Konsumuan breshkë deti, 3 viktima dhe 32 të hospitalizuar në Filipine
Home
Jetë

THYEN LIGJIN/ Konsumuan breshkë deti, 3 viktima dhe 32 të hospitalizuar në Filipine

2 December, 2024 s.autor Jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Filipine ku 3 persona kanë ndërruar jetë dhe të paktën 32 persona po marrin kujdes spitalor pas konsumit të një gatimi me breshkë deti.

Viktimat, shumica nga komuniteti indigjen Teduray, filluan të shfaqin simptoma të tilla si diarre, të vjella dhe spazma abdominale pasi konsumuan këtë pjatë javën e kaluar në një qytet bregdetar në Provincën Maguindanao del Norte.

Megjithëse gjuetia dhe konsumimi i breshkave deti është i paligjshëm sipas ligjeve të mbrojtjes së mjedisit në Filipine, ato përbëjnë një gatim tradicional të zonës.
Datu Mohamad Sinsuat Jr, një këshilltar lokal, tha se ka urdhëruar zyrtarët lokalë të zbatojnë rreptësisht ndalimin e gjuetisë së breshkave deti në rajon, duke shprehur me bindje se “ky incident helmimi me ushqim nuk do të ndodhë më kurrë.”

Shumica e specieve të breshkave deti janë të klasifikuara si të rrezikuara dhe është e paligjshme në Filipine të mblidhen, dëmtohen ose vriten ato. Megjithatë, breshkat deti gjuetohen në disa kultura për mishin dhe vezët e tyre, të cilat besohet se kanë veti medicinale.

Në vitin 2013, 68 persona në Provincën Eastern Samar të Filipine u sëmurën ku 4 prej tyre ndërruan jetë pas konsumimit të një breshke deti të gjetur pranë fshatit të tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NESËR KUVEND/ Nga rikthimi i Berishës, tek votimi i buxhetit 2025, çfarë pritet të ndodhë
Previous article REZULTATET DHE RENDITJA/ Përfundon java e 15-të në Superligën e Kosovës, nuk mungojnë surprizat

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së... Jetë

SHOKUESE/ 63-vjeçarja përfundon me 12 'kallamarë' në gojë pas ngrënies së...

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet Jetë

ALARM KLIMATIK GLOBAL/ Meteorologët paralajmërojnë El Nino-n më të fuqishëm në 140 vjet

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT