• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NESËR KUVEND/ Nga rikthimi i Berishës, tek votimi i buxhetit 2025, çfarë pritet të ndodhë
Home
Politikë

NESËR KUVEND/ Nga rikthimi i Berishës, tek votimi i buxhetit 2025, çfarë pritet të ndodhë

2 December, 2024 s.autor Politikë

Në Kuvendin e Shqipërisë pritet të votohet ditën e nesërme buxheti nen për nen i vitit 2025, pasi ka kaluar shqyrtimin dhe diskutimet në të gjitha komisionet parlamentare.

Në seancën që konsiderohet ndër më të rëndësishmet e aktivitetit parlamentar, rikthehet pas gati 1 viti mungese për shkak të arrestit shtëpiak dhe akuzave në dosjen e aferës “Partizani”, Sali Berisha, i cili buxhetin prej 8.2 mld eurosh e ka konsideruar si draftin e vjedhjeve të mëdha.

Berisha një ditë para njoftoi edhe 2 amendamente në buxhet me firmën e tij, teksa paralajmëron rikthim të fuqishëm në Parlament.

“Ju jeni dëshmitarë se si dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. Kështu që unë kthehem nesër në Parlament në vazhdim të betejës sime gjer në fitore. Kjo është!”, shprehet kryetari i PD ndër të tjera.

Berisha rikthehet në Kuvend pas 11 muajsh mungesë, zbardhen dy amendamentet për buxhetin të kreut të PD
Rikthimi i Sali Berishës u shënjua me depozitimin e 34 amendamenteve të PD-së për buxhetin e vitit të ardhshëm, mes të cilave 2 mbajnë firmën e tij. Por pritet që mazhoranca pritet të refuzojë amendamentet e demokratëve dhe të ngrejë në seancë plenare kartonët e kuq. Gjatë mbledhjes së grupit, amendamentet e Partisë Demokratike janë konsideruar provokim politik nga socialistët, gjë që priret të reflektohet edhe në qëndrimin e tyre në seancë.

E teksa dinamika në Parlament pritet të ndryshojë me rikthimin e Sali Berishës, në rast të ndonjë skenari kaotik dhe moslejimi nga opozita të një seancë normale, do të kalohet direkt në votim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANDATI 9-VJEÇAR/ Propozimi i Dumanit: Prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia të rikandidojnë
Previous article THYEN LIGJIN/ Konsumuan breshkë deti, 3 viktima dhe 32 të hospitalizuar në Filipine

s.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja Politikë

PARALAJMËRON MËSUESIT/ Rama: Nxitja e nxënësve nën 18 vjeç për protesta do të sjellë pezullim ose largim nga detyra, ja çfarë parashikojnë masat e reja

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT