Një 21 vjeçar në Krujë është arrestuar pasi akuzohet se ka përndjekur një të mitur.
Sipas njoftimit nga policia, në pranga ka rënë 21-vjeçari me iniciale S.D., pasi akuzohet se ka përndjekur një 15 vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Të riut i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por e ka shkelur këtë masë për të përndjekur 15 vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.


