• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERRORIZOI ELBASANIN/ Nga zetorist në Sarandë, tek konflikti me fqinjët në Elbasan. Familjarët rrëfejnë DETAJE për Lefter Zhidrun
Home
Aktualitet
Kronikë

TERRORIZOI ELBASANIN/ Nga zetorist në Sarandë, tek konflikti me fqinjët në Elbasan. Familjarët rrëfejnë DETAJE për Lefter Zhidrun

25 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Lefter Zhidru, 71-vjeçari që u ekzekutua ditën e djeshme në Elbasan nga forcat RENEA do të varroset në fshatin Xarrë të Sarandës, në vendlindjen e tij.

Familjarët e tij pasi e kanë tërhequr trupin e pajetë të të moshuarit nga morgu janë nisur për të kryer ceremoninë mortore atje.

Kunata e të ndjerit, Sofia Zhidru, ka treguar gjatë një bisede se 71-vjeçari nuk ka qenë polic siç thuhet në media. Ajo thotë se ka qenë një prej djemve të Zhidrut oficer policie në qytetit bregdetar të Sarandës.

Familjarët shprehen se detajet e publikuara në media për Lefter Zhidrun janë gënjeshtra.

Sofia Zhidru: Ça u thanë dje nga mediat ishin të gjitha gënjeshtra.

Pyetje: Cilat pjesë sepse mediat thanë që ai ka qenë polic? A ka qenë polic?

Sofia Zhidru: Jo nuk ka qenë polic, djalin e tij e ka pasur polic. Djali ka qenë oficer policie në Sarandë. Ai ka qenë zetorist në fshat në Sarandë. Ka hapur një lokal në Elbasan për vete, punonte për djersën e ballit.

Ajo është shprehur më tej se 71-vjeçari nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor.

“Asgjë, asgjë fare”, tha ajo.

Sa i përket armëve dhe sasisë së tritolit, familjarët pretendojnë se ato i ka vënë policia. Për motivet, kunata e Zhidrut thotë se e gjithë ngjarja ka ndodhur për shkak të një përplasje që ka pasur me një prej fqinjëve, për të cilin 71-vjeçari sipas saj ka pretenduar se është mbrojtur politikisht. Zhidru kishte 22 vite që ishte zhvendosur në Elbasan.

Ditën e djeshme RENEA ekzekutoi Lefter Zhidrun pas 5 orë negociatash. 71-vjeçari qëndronte në banesën e tij dhe hapi zjarr ndaj oficerëve të policisë. Ngjarja nisi rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” në zonën e njohur si “Kthesa e Sarës”, kur 71-vjeçari u konfliktua me bashkëshorten, e cila njoftoi policinë. Pasi mbërriti policia, Zhidru u fut në banesë dhe nisi rezistencën e tij, duke hapur zjarr ndaj efektivëve.

Plumbat lanë të plagosur edhe dy të rinj, kalimtarë të rastit, fatmirësisht pa probleme për jetën. Për orë me radhë, policia u përpoq të negocionte me 71-vjeçarin që të dorëzohej, por pa sukses. Aksioni i RENEA-s për të ndërhyrë brenda banesës së ndodhi orës 18:00. 71-vjeçari qëlloi me armë gjatë këtij momenti, ndërsa RENEA u kundërpërgjigj.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë Lefter Zhidru. Brenda banesës së 71-vjeçarit, RENEA gjeti sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe tritol të lidhura me fitil zjarrpërcjellës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NE JEMI GATI PËR SEZONIN E RI"/ Conte: Marrëveshje totale me klubin për merkaton. Ka pasur edhe ngritje tonesh por…
Previous article NUK NDALET ATLETICO/ Simeone pranë supergoditjes tjetër pas Suarez...

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë Aktualitet

"MË RRAHËN BARBARISHT"/ Flet ushtaraku që vrau dy vëllezërit tropojanë në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT