• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TERRITORIALJA” DHE “ZGJEDHORJA”/ Gjiknuri mesazh PD-së: Ju presim në tryezë, por pa kushte
Home
Politikë

“TERRITORIALJA” DHE “ZGJEDHORJA”/ Gjiknuri mesazh PD-së: Ju presim në tryezë, por pa kushte

30 September, 2021 F.autor Politikë

Reforma Territoriale, Zgjedhore, por edhe ndryshimet Kushtetuese janë disa nga shtyllat e aksionit opozitar që ka shpallur Lulzim Basha në nisje të legjislaturës së re të Kuvendit që nisi pak javë më parë. Për ndryshimet duhet konsensusi dhe votat e shumicës socialiste, por a është gati PS që të ulet në tryezë?

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” u shpreh se është gati që të ulet në tryezën e dialogut me opozitën, por i kërkoi PD-së që të mos vendosë kushte.

“Së pari nuk jam emëruar, nuk kam autorizim zyrtar (nga PS) por në pozicionin që jam kam mbajtur qëndrimin zyrtar edhe në takimin me ODHIR, ne jemi gati të ulemi me opozitën. Nuk zhvillohen negociatat që secili të vijë me listën e tyre të dëshirave.

Ne jemi gati, nëse kërkojnë. Psh dëgjova kryetarin e opozitës që tha shumë shpejt do paraqesim kërkesë për komision. E presim kërkesën nga PD, ne jemi gati të negociojmë” tha ai për Reformën Territoriale.

Por atë Zgjedhore? “Elektoralja ka rekomandime për t’u adresuar. Mendoj që është normale që të iniciohet nga opozita, pasi tradita politike ka qenë, që është opozita që inicion kërkesën. Megjithatë ne jemi gati ta ngrejë mbi parimet e bipartizanizmit” tha ai.

Negociatat pritet që të zhvillohen në një situatë mosbesimi, referuar akuzave nga opozita, por Gjiknuri thotë se “Kundërshtarin nuk e zgjedh dot, thjesht duhet të bashkëpunosh, je i detyruar të ulesh, nuk duhet të vish me kushte. Le të vijë në komision për të adresuar rekomandimet” tha ai. “Nëse duan të ndryshojnë Kushtetutën ky është një proces shumë i komplikuar. Ne do të ulemi pa kushte” tha më tej ai.

Por në krahun tjetër është shumica që kërkon votat e opozitës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e afatit të komisioneve të vettingut. “Ne na duhen votat e atyre, atyre tonat. Reforma në drejtësi është përtej palëve nuk është ligj i karakterit politik. Shtyrjen nuk e kërkon shumica. Është një çështje që ka dalë për shkak të ecurisë së procesit që u mendua se do të ishte më e shkurtër” përfundoi ai.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ PARTIZANIT/ Dinamo e merr seriozisht derbin, Shkëmbi bisedë “kokë më kokë” me Ibraimin
Previous article MOURINHO E VENDOS TITULLAR NË CONFERENCE LEAGUE/ Mbrojtësi Kumbulla: Nuk e prisja, ne duam të...

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT