• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TËRHEQJA TURISTIKE MË E RE”/ Rama publikon artikullin e gjigandit botëror të udhëtimeve për agroturizmin (FOTO)
Home
Politikë

“TËRHEQJA TURISTIKE MË E RE”/ Rama publikon artikullin e gjigandit botëror të udhëtimeve për agroturizmin (FOTO)

11 April, 2019 k.autor Politikë

Kyreministri i vendit Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një artikull dedikuar agroturizmit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë artikull të gjigandit botëror të udhëtimeve, LonelyPlanet, dedikuar agroturizmit në Shqipëri si tërheqja më e re turistike e vendit, ju uroj një ditë të mbarë 😊

* * *

Turistët që e duan kulturën autentike dhe ushqimin vendas, së shpejti do të kenë një mundësi për të zgjedhur një shumëllojshmëri vendesh në Shqipëri dhe, për më tepër, për t’i shijuar të dyja këto karakteristika së bashku, shkruan faqja e njohur për turizmin Lonelyplanet.

”Nga data 8 deri më 10 maj, një koleksion prej gjashtë fermash të reja agroturizmi do t’u hapin dyert vizitorëve për një tërheqje turistike triditore në fshatrat e bukur dhe malorë të vendit.

Si pjesë e projektit “AgroTourism Albania”, kjo tërheqje turistike do të fokusojë fermat që kanë punuar shumë për të zhvendosur aftësitë e tyre nga bujqësia në turizëm duke ofruar eksperienca autentike, ushqime të shkëlqyera, kurse gatimi dhe akomodim në bujtina, të gjitha këto duke e parë Shqipërinë në shijen e saj natyrale.

Për fermat në zonat e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës ideja është që t’i përgatisin ato për sezonin e ardhshëm turistik.

Vizitorët do të përfshijnë partnerët tregtarë ndërkombëtarë, gazetarët e udhëtimit dhe agjencitë shqiptare të turizmit.
Veprimtaria do të përfshijë ecje, degustimin e verërave, pjekjen e byrekut dhe bërjen e reçelit.

Takimi triditor do të shërbejë gjithashtu dhe si prezantim për markën “OriginAL” të produkteve 100% të certifikuara shqiptare, të tilla si çaji dhe mjalti, të cilat u ofrojnë vendasve një mënyrë për të tregtuar më tej pikat e tyre të forta.

Fermat që marrin pjesë në projekt përfshijnë: Fermën Devin në fshatin Qerret; Fermën Anete dhe Dioniz Marku në fshatin Ganjollë; Rruga e Mullirit në fshatin Reç; Kantina Kopliku në Koplik; Shega Agroturizëm në Muriqan; dhe Agroturizmin Lajthiza e Vogël në Pukë.

Familjet e fermave që marrin pjesë në këtë tërheqje janë trajnuar për përgatitjet për një zhvendosje në industrinë e turizmit.

Gjatë vitit të kaluar, iniciativa “Brand Albania”, e mbështetur gjithashtu nga USAID, ka udhëhequr seminarin “Learning by Doing” në ndarjen e aftësive të qëndrueshme dhe në përgatitjen e fermave, me qëllim përsosjen e produkteve dhe marketingun e tyre në një treg turistik në rritje në Shqipëri.

Turistët që dëshirojnë të rezervojnë një qëndrim në një nga gjashtë fermat mund ta bëjnë këtë në internet nëpërmjet platformës “IntoAlbania”

https://www.lonelyplanet.com/news/2019/04/09/agrotourism-albania/?fbclid=IwAR0qyZw5Mej_-rqmD4-HlNRjK9s0VcW5c3UpF5zid8xAGv7Rq5p4y7W_uZw

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË BURG PËR GRABITJEN E AUTOBLINDAVE TË BANKËS/ Familja kërkon që vëllai i Admir Muratajt të jetë në varrim
Previous article MOMENT I TRISHTË PËR ANGELA MERKEL/ Kancelarja gjermane humb nënën

k.autor

Postime të ngjashme

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që… Politikë

ANULOHET VIZITA E RAMËS NË VJENË/ Mediat austriake: Pala shqiptare kërkoi që…

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027 Politikë

"OPOZITA ËSHTË E PAAFTË"/ Rama: Nuk jap dorëheqjen, negociatat me BE-në duhet të përfundojnë deri në fund të 2027

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT