Familja e grabitësit Admir Murataj, të vrarë dje në Rinas ka kërkuar leje që vëllai tjetër i tij, Aleksandër Murataj të marrë pjesë në varrim.
Aleksandër Murataj vuan dënimin në Burgun 313 në Tiranë pasi është në grupin e personave që janë shpallur fajtor për grabitjen e autoblindave të një banke të nivelit të dytë në rrugën kryesore në Qafë-Kashar, në shkurt të 2015.
Familja ka kërkuar leje nga që i vëllai i Admirit të marrë pjesë në varrim pasi dhe trupi i tij ndodhet në morg dhe do të tërhiqet nesër në orën 08:00 të mengjesit.


