• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TERAPIA ME PLAZMË, SHUMË SHPEJT DHE NË SHQIPËRI POR…”/ Rakacolli tregon kur hapen spitalet Covid3 e Covid4
Home
Sociale

“TERAPIA ME PLAZMË, SHUMË SHPEJT DHE NË SHQIPËRI POR…”/ Rakacolli tregon kur hapen spitalet Covid3 e Covid4

12 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, uroi që spitalet Covid3 e Covid4 të mos hapen, dhe pse përgatitjet për skenarët më të këqinj lidhur me situatën e koronavirusit janë duke vijuar. Ajo tha se grupmosha më e prekur nga kjo sëmundje është 30-40 dhe 40-50 vjeçarët.

Duke folur për News24, Rakacolli tha se në dy spitalet COVID, tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi” punohet intensivisht dhe se dy spitalet e tjera të dedikuara do të hapen kur të përfundojnë kapacitetet tek ekzistueset.

“Të dyja spitalet e dedikuara për COVID janë spitale që po punojnë intensivisht dhe po përballojnë fluksin e pacientëve. Numri i shtuar i rasteve do të shqoërpohet me shtimin e shtrimeve spitalore. Deri tani fluksi ka qenë krejtësisht i përballueshëm.
COVID 3 dhe 4 janë gati, po vijon trajnimi i mjekëve. në momentin që këto dy spitale 1 dhe 2 nuk do ta përballojnë fluksin, do të hapen këto spitale.

Për të trajtuar pacientët me COVID, komiteti i ekspertëve ka parashikuar skenarë të ndryshëm. Është parashikuar që nëse do të përmbushen kapacitetet në Tiranë do të trajtohen pacientët në spitalet rajonale. Tani po maten mundësitë e këtyre spitaleve po përgatiten linjat e oksigjenit dhe njëkohësisht të kenë dhe aparatura të posaçme e respiratorë. Më e rëndësishme nuk janë aparaturat por kapacitetet njerëzore”, deklaroi Rakacolli.

Sa i përket uljes së moshës mesatare të personave të prekur, zv.ministrja e lidhur me pakujdesinë.

“Mosha mesatare e pacientëve që janë të prekur, vazhdon të mbeten 30-40 dhe 40-50, kjo është fasha më e prekur. Më parë ka qenë në moshë të avancuar. Një nga shkaqet janë mosrespektimi i masave dhe është pikërisht mosha e re që tregohet më liberale ndaj këtyre kushteve. Të moshuarit vihet re që vazhdojnë ta mbrojnë veten. ndaj ka rënë mosha e të prekurve”, deklaroi Rakacolli.

Lidhur me terapinë me plazmë, zv.ministrja tha se nuk është shpëtimtare por se nga ana e mjekëve do të shqyrtohet çdo mundësi dhe se janë përcaktuar kandidatët që mund të jenë dhurues.

“Terapia do të fillojë shumë shpejt në Shqipëri. Nuk është një terapi shpëtimtare. Është provuar plazma si terapi që në gripin spanjoll. Është arsyetimi i thjeshtë logjik. Jo çdo person që ka kaluar sëmundjen ka antitrupa mjaftueshëm për tia kaluar pacientit që ka nevojë. Ne kemi përcaktuar dhe cilët do jenë kandidatët që mund të jenë dhurues”, deklaroi Rakacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERRET VENDIMI/ U ndalua nga policia dhe i hoqën patentën, ja lajmi që merr mesfushori Brozovic
Previous article SËRISH SHIFRA ALARMANTE NË KOSOVË/ 11 viktima dhe 205 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT