• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TERAPIA ME PLAZMË NË SHQIPËRI/ 6 dhurues në dy ditë, njëri prej tyre i shpëton jetën pacientit me koronavirus
Home
Sociale

TERAPIA ME PLAZMË NË SHQIPËRI/ 6 dhurues në dy ditë, njëri prej tyre i shpëton jetën pacientit me koronavirus

20 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shumë shpejt në spital do të fillojë implementimi i terapisë me plazmë për të prekurit nga koronavirusi. Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut kanë shkuar dhuruesit e parë.

“Që dje që ne e filluam këtë procedurë ka patur 6 dhurues deri më sot“, shprehet nëndrejtoresha e kësaj qendre, Irena Qëndro.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës është një prej dhuruesve.

“Do të marr pjesë, të fillojmë këtë iniciativë me të gjithë qytetarët shqiptarë që do të marrin pjesë për dhurimin e gjakut. Me qëllim që kjo alternativë kurimi për këtë sëmundje të fillojë sa më shpejt dhe në Shqipëri”.

Tre ditë është koha maksimale që i duhet Qendrës Kombëtare të Gjakut nga momenti i dhurimit deri në përftimin e plazmës që do të përdoret tek të sëmurët me covid në spitale.

“Përftimi i plazmës nga gjaku i plotë është një procedurë që bëhet brenda ditës së dhurimit. Ndërkohë që testimet e gjakut mund të marrin edhe 2 ditë më shumë. Plazma e përftuar nga një dhurim i gjakut të plotë shërben për trajtimin e një pacienti“.

Por për të qenë dhurues ka disa kritere, përveç se je shëruar plotësisht nga koronavirusi.

“Të kenë të paktën 28 ditë pa simptoma. Kriteri i të qënurit të dhuruesve që nuk kanë patur shtatzëni të mëparshme”.

Terapia me plazmë po përdoret gjerësisht në disa vende në Europë dhe është parë si mënyra më efikase për të shëruar rastet e rënda me koronavirus.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I AKUZUAR PËR MASHTRIM/ Arrestohet ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon
Previous article COVID-19 NË VLORË/ Katër raste të reja, mes tyre një avokat dhe një pensionist

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë Breaking News

PROCESI I BERLINIT NË BUDVA/ Rama: Shqipëria me tregues pozitivë. Merz: Zgjerimi duhet të vazhdojë

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT