Pas 29 seancash gjyqësore gjykata e Apelit Shkodër ka dënuar Vilson dhe Damjan Ndokën, me tetë vite heqje liri. Vendimi nga gjykata është dhënë ditën e sotme. Damjan Ndoka dhe Vilson Ndoka janë dy nipat e ish-deputetit Arben Ndoka.
Dy kushërinjtë Ndoka kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin. Ngjarja është regjistruar në 16 shtator 2014 në Lezhë. Fatmir Nikolli ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës.
Nga breshëritë e automatikut është plagosur rastësisht edhe Lindita Gjoka.


