• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTUAN TË VJEDHIN NËN KËRCËNIMIN E ARMËS/ Si ranë në pranga 3 anëtarët e bandës që tmerronte Durrësin
Home
Aktualitet
Kronikë

TENTUAN TË VJEDHIN NËN KËRCËNIMIN E ARMËS/ Si ranë në pranga 3 anëtarët e bandës që tmerronte Durrësin

9 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë persona kishin menduar dhe organizuar të kryenin një vjedhje mbrëmjen e djeshme në Durrës, por ndërsa dy prej tyre mundën të shpëtonin, tre të tjerët ranë në prangat e policisë.

Blutë e qytetit morën një telefonatë nga një banor në Katund Sukth se disa persona nën kërcënimin e armës po tentonin ti vidhnin banesën.

Forcat policore organizuan operacionin e koduar “Rrethinat”, ku arrestuan në flagrancë tre nga autorët e dyshuar dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe fishekë luftarak.

Policia bën me dije gjithashtu se 4 nga pjestarët e grupit janë të dënuar më parë për vjedhje e armëmbajtje pa leje.

Zbardhen dhe 8 vjedhje të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup kriminal, që ushtronin veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

NE PRANGA RANE:

L. P., 21 vjeç, banues ne Katund Sukth, i dënuar më parë për armembajtje pa leje;

A. K., 20 vjeç, banues në lagjen Kodra, Shijak, i dënuar më parë për vjedhje;

D. C., 24 vjeç, banues në Fermë, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje.

Si dhe u shpallën në kërkim pasi mundën të largoheshin duke përfituar dhe nga errësira shtetasit:

P. P., 27 vjeç, banues në Katund, Sukth, i dënuar më parë për vjedhje dhe A. P., 20 vjeçe, banuese në lagjen nr.13, Durrës (vëlla e motër).

HETIMET

Këta shtetas ne bashkepunim me njëri- tjetrin, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Katund, Sukth, kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri në banesën e shtetasit B.M.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe fishek luftarakë.

LISTA E VJEDHJEVE

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të 8 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:

1-Më datë 17.06.2021, shtetasit K.B., në oborrin e banesës i kanë vjedhur motomjetin;

2-Më datë 12.07.2021, gjatë natës, në lagjen ‘’Stalla’’Sukth, kanë vjedhur në banesën e shtetases B. T., 3 televizorë plazma dhe dy frigoriferë;

3-Më datë 06.08.2021, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit Sh. K.,;

4-Më datë 18.08.2021, gjatë natës, në banesën e shtetasit M. L., kanë vjedhur sende të ndryshme;

5-Më datë 08.09.2021, gjatë natës, në Sukth, në banesën e shtetasit L. D., kanë vjedhur disa telefona celularë;

6-Më datë 18.09.2021, në Sukth, i kanë vjedhur telefonin celuar shtetases Sh. L.;

7-Më datë 01.10.2021, në lagjen Nr.17, Durrës, kanë vjedhur në Qendrën Shëndetësore, pompën e ujit dhe sende të tjera;

8-Më datë 03.10.2021, në Katund i Ri, Durrës, në banesën e shtetasit S. R., kanë vjedhur sende me vlerë bizhuteri dhe 1 televizor.

Vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan per veprime të mëtejshme Prokurorise Prane Gjykates Shkallës Parë Durrës, për veprat penale “Vjedhja me armë, e mbetur në tentativë” dhe “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË DYSHUAR PËR KORRUPSION/ Lihen në burg dy punonjësit e burgut të Reçit në Shkodër
Previous article U QËLLUA ME ARMË NË SHKODËR/ Flet 24-vjeçari: Nuk e kam idenë kush e ka bërë...

s.autor

Postime të ngjashme

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen Aktualitet

ZJARR I MADH NË BILAJ TË FUSHË-KRUJËS/ Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT