• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tentoi të vrasë shefin e krimeve në vitin 1998, arrestohet në Belgjikë vlonjati i rrezikshëm
Home
Aktualitet
Drejtësi

Tentoi të vrasë shefin e krimeve në vitin 1998, arrestohet në Belgjikë vlonjati i rrezikshëm

9 January, 2020 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi, Kronikë

Një 45-vjeçar nga Vlora është arrestuar në Belgjikë, pasi akuzohet për plagosjen me disa plumba të ish- shefit të krimeve në qytetin bregdetar, ngjarje e ndodhur në vitin 1998. Qyteti bregdetar ishte ende i pastabilizuar nga ana e sigurisë publike, pas trazirave antifajde që kishin ndodhur në pranverën e vitit 1997, zhvillimeve kriminale për shkak të luftës së egër mes bandave, që ndodhën në atë periudhë.

I arrestuari është Dritan Xhelita. Gjykata e Apelit Tiranë e kishte dënuar atë në vitin 2016 me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” ndaj ish shefit të Policisë.

“Shkëmbimi i informacioneve mes Interpol Tirana dhe Policisë belge bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Dritan Xhelita, 45 vjeç, banues në Vlorë. Në kuadër të bashkëpunimit, Policia belge, në koordinim Policinë Kufitare të Rinasit ka bërë deportimin e këtij shtetasi nga Belgjika në Shqipëri.  Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 14 vite burgim, për veprën penale të “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentative” ndaj punonjësit të Policisë P. Y”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kufitare e Rinasit ia ka dorëzuar 45-vjeçarin Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku dhe është bërë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për këtë shtetas, e cila do ta transferojë atë në një nga burgjet e vendit, për të kryer dënimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MUZIKA ISHTE PLAYBACK"/ Elton Deda bën deklaratën e fortë për Festivalin e "RTSH" (FOTO)
Previous article ISHIN SHOQE TË NGUSHTA/ Fjoralba flet për prishjen e miqësisë me Nevina Shtyllën (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT